Ditë më parë, Baton Haxhiu deklaroi se atentatin ndaj rektorit serb Radivoje Papovic e kreu Lëvizja Popullore e Kosovës ose siç njihet në opinion LPK-ja.
Por, kjo deklaratë po cilësohet si e pavërtetë.
Në një prononcim për “Bota sot”, Hasan Zeneli, ish ushtar i UÇK-së, dhe ish bashkëluftëtar i heroit të kombit, Zahir Pajaziti, ka folur për këtë deklaratë të Haxhiut.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/27/auto_hasani1648386519.jpg)
Ai ka thënë se deklarata e Haxhiut është e diktuar nga dikush tjetër dhe ka kërkuar që t`i ndalohet të flas për luftën e UÇK-së.
“Baton Haxhiu, një njeri proserb nuk guxon ta marr luftën çlirimtare në gojë.
Ku mori atë guxim të flas për luftën nëpër Drenicë, e sidomos në Prishtinë kur flet për atentatin ndaj ish rektorit Serb Radivoje Papoviç dhe thotë se atentatin e kreu LPK-ja.
Për deklarata të tij të papërgjegjshme dhe të diktuara nga dikush, Batoni duhet të thirret në prokurorinë e shtetit dhe t`i ndalohet të flas për luftën e UÇK-së.”, ka thënë ai për “Bota sot”.