Profesori universitar Enver Bytyҫi në një prononcim për “Bota sot”, duke folur për raportet ndërmjet kryeministrit të Shqipëriseë, Edi Rama dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuҫiq, thotë se, tani, kur Serbia është në ditën më të keqe të saj në raportet me Perëndimin, është përsëri Edi Rama që bën avokatinë e saj.
Prandaj duhet që Kosova të bëjë shumë kujdes në marrëdhëniet e saj me kryeministrin shqiptar.
“Në emër të “shtetit amë” shqiptarët në Kosovë pranuan rolin e partizanëve të Enver Hoxhës në vitin 1944-1945 për ta ҫuar Kosovën me dhunë e terror nën sovranitetin serb. Në emër të “shtetit amë” nuk duhet të përsëritet historia e trishtë e Masakrës së Tivarit! Kujtoni historinë dhe do të mësoni prej saj. Nëse harrohen ato që kanë ndodhur dikur, atëherë pasojat do të jenë të tnmerrshme, më të mëdha se të asaj kohe, vlerëson Bytyҫi.
Ai thotë tutje se, Edi Rama po përsërit marrëdhëniet e komunistëve shqiptarë në vitet 1941-1948 me Jugosllavinë dhe Serbinë.
“Kosova, institucionet e saj, qeveria, presidentja, parlamenti i saj nuk duhet të pajtohen me këtë sjellje anti-shqiptare të qeverisë së sotme të Tiranës! Duhet të reagojë, të kundërshtojë dhe ta paralajmërojë kreun e mazhorancës në Shqipëri. Duhet ndoshta edhe ta bojkotojnë. Takimi me aq lehtësi i Lumir Abdixhikut me Edi Ramën është një miopi politike, një sjellje e dënueshme. Dikush mund ta lexojë atë takim si miratim të avokatisë që kryeministri shqiptar i bëri Serbisë në Samitin e NATO-s”, vlerëson profesori Enver Bytyҫi për ‘Bota sot’.