Kosova duhet t’i kundërpërgjigjet propagandës serbe, e cila mbështetet kryesisht në gënjeshtra, dhe në lojën e raportit të forcave.
Serbia për shumë kohë, e ka shmangur Perëndimin duke u afruar më shumë me miken dhe mbështetësen e sigurt tradicionale të saj, Rusinë. Dhe shumë herë të tjera, për të shmangur presionet e dy vendeve poleve të tjera, është mbështetur në Kinën.
Shkëndija lufte apo flakë?!
Por, viteve të fundit, deri në pushtimin e filluar rus ndaj Ukrainës, ajo shumë e ka zhvilluar bashkëpunimin me Rusinë, përveç në blerje të armëve edhe në nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit të ndryshëm, që nuk mund të saktësohen pa zbulimin e marrëveshjeve të fshehta.
Vizitat e shpeshta të Vuçiqit në Rusi, dhe pastaj të Dodikut, liderit të serbëve të Bonjës, duke u takuar gjithmonë me Putinin, madje sy me sy, janë sinjale të qarta për marrëdhëniet dhe varësinë e krijuar të Serbisë ndaj Rusisë.
Edhe Patrushev, udhëheqës i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ka deklaruar se Vuçiqi dhe Putini kanë marrëveshje, sipas të cilit, ato duhet të zbatohen.
Këto informacione dhe të tjera të vetë Perëndimit, çuan në tërheqjen e vëmendjes që Rusia, po planifikon që me përshkallëzimin e konfliktit në Ukrainë, ai të përhapet në Gjeorgji, Moldavi dhe në Ballkanin Perëndimor.
Këtë rrezik e kanë thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, Shefi i diplomacisë së BE-së, Borell, dhe shumë politikanë të tjerë.
I fundit, që e ka tërhequr vërejtjen për një rrezik lufte në Ballkan është kryeministri i Norvegjisë në takim me kryeministrin Albin Kurti.
“Ne s’mund ta marrim stabilitetin në Ballkanin Perëndimor si të mirëqenë (të garantuar). Çështjet e pazgjidhura që datojnë nga fundi i viteve të ‘90-ta, mund ta ndezin zjarrin në rajon sërish”, citohet t’i ketë thënë Kurtit, homologut norvegjez z. Store,siç njofton Zyra e Kryeministrit të Norvegjisë.
Qetësimi i përkohshëm!?
Aktualisht Ukraina dhe Rusia, duket se i kanë afruar pak qëndrimet për një marrëveshje armëpushimim dhe ka pak përafrime për një marrëveshje të përgjithshme.
Rusia pas humbjeve të panumërta-shkatërrimtare në Ukrainë, të martën deklaroi se do t’i tërheq forcat e saj nga sulmet drejt Kievit, gjë qëçoi edhe në uljen e çmimittë naftës në bursat botërore në rreth 7 dollarë për fuqi, dhe po ashtu tregjet për herë të parë kanë reaguar pozitivisht, sipas njohësve të tyre.
Por, Rusia po ashtu ka bërë të ditur se forcat e saja do të përqendrohen drejt krahinës sëDonbasit, një territor i madh, që përfshin edhe dy krahinat separatiste, Luhanin dhe Donjetskin. Pra, kjo është zona ku do të përqendrohen luftimet.
Serbia që nga fillimi i luftës e ka mbështetur Rusinë, edhe pse në momente ka deklaruar se e mbështet pavarësinë e Ukrainës, gjë që edhe Rusia e ka deklaruar, sikurse edhe vet pushtimin e saj, si mision special për denazifikim.
Për këto qëndrime të Rusisë, ministri i Jashtëm Lavrov ka kërkuar që Serbia të jetë nikoqire e bisedimeve Ukrainë-Rusi.
Vuçiqi mitizohet në Rusi
Serbia është lavdëruar nga Lavrov, ndërsa mediat ruse, e kanë himnizuar rolin e Serbisë, dhe veçanërisht tëVuçiqit, në mbrojtje të Rusisë.
“Në nivel gjeostrategjik vektori prorus i Serbisë shprehet dhe ekziston vetëm falë Aleksandër Vuçiçit. Rusofilia tradicionale popullore serbe më në fund u bë faktor jo vetëm i jetës politike lokale. Ajo u shndërrua në vektor të politikës së jashtme të Serbisë, pra doli në nivel gjeostrategjik.Vuçiçi me rusofilinë e tij nuk ra nga planeti mars në Serbi. Shfaqja e Vuçiçit në skenën politike ndodhi falë rusofilisë tradicionale serbe. Po të mos kishte shoqëria serbe ndjenja rusofilie, nuk do të kishim sot as Vuçiç”, shkruan nëeditorialin e saj media ruse “Balkanist”.
Po ashtu në ditën e përvjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s, Vuçiqi, ka deklaruar sërish, se ‘nuk e bën fajtor Millosheviçin’.
Millosheviçi, përveç nga mediat e kohës, edhe nga burrështetas perëndimor është quajtur “Kasapi i Ballkanit” për krimet e kryera në Bosnje, Kroaci dhe në fund edhe në Kosovë.
Vuçiqi ka qenë përveçse një bashkëpunëtor, edhe vartës i Millosheviçit, pasi e ka udhëhequr Ministrinë e Informacionit.
Po me këtë epitet - kasap, e quajti presidenti Biden gjatë vizitës në Evropë, diktatorin rus, Putin.
Gjykata ndërkombëtare tashmë i ka filluar hetimet për krime lufte ndaj Putinit.
Por, Vuçiqi, po himnizohet në Rusi, për mbështetjen e kasapit Putin!
Nga këto, rezulton se Presidenti i Serbisë, ishte bashkëpunëtor u dy kasapëve, ‘Kasapit të Ballkanit”- Millosheviçit, dhe “Kasapit të Ukrainës”, Putinit.
Si është e mundur, që Perëndimi të mos e gjykojë, bashkëpunëtorin e dy kasapëve!?
A nuk është koha, që të sanksionohet ky bashkëpunëtor i dyfishtë kasapësh?!
Në fund të fundit, a ka kuptim moral pas luftës në Ukrainë, që Kryeministrit të Kosovës t’i kërkohet të ulet në tavolinë me 'kasapin e vogël' Vuçiqin, bashkëpunëtorin e dy kasapëve të mëdhenj!?
Sanksione
A ka fuqi Europa, që ta bëjë këtë!? Pas gjithë atyre krimeve të panumërta ruse në Ukrainë, ndaj civilëve, grave, pleqve dhe fëmijëve të pafajshëm, dhe shkatërrimit të infrastrukturës civile.
Eksperti amerikan për politikë të jashtme në Fondin gjerman Marshall dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, JasonSteinbaum, ka thënë para pak ditësh se administrata amerikane e ka obligim ligjor (2017) t’i vë sanksione Serbisë.
“Ligji thotë se presidenti duhet t’i verë sanksione një vendi që angazhohet në transaksione domethënëse me ushtrinë, ose shërbimet ruse të zbulimit. Serbia ka importuar armë të rënda nga Rusia pas miratimit të këtij ligji. Ligji flet në një gjuhë detyruese, duke thënë se presidenti do të vendosë sanksione. Pra, ligji nuk pyet nëse ka, ose jo vullnet për sanksione", thotë zoti Steinbaum për Zërin e Amerikës.
Serbia ka blerë shumëarmë nga Rusia, përfshirë avionë MiG-29, 30 tanke T-72, blinda, sisteme kundërajrore Pantsir S1 etj.
Serbia ka kryer disa herëmanovra të përbashkëta ushtarake.
Pra, ka ardhur koha që të rrëzohet Vuçiqi, dhe Serbia të denazifikohet, sikurse duhet të ndodhë edhe me Rusinë!