Vazhdimit Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe shtete e Bashkimit Evropian po mundohen që të ndalojnë luftën e nisur në Ukrainë.
Ndërkaq, Rusia po vazhdon luftimet për t`i arritur qëllimet e saj.
Profesori, Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka treguar se çfarë duhet të bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ato të Evropës.
“Bota perëndimore në krye me Amerikën dhe shtetet e fuqishme evropiane duhet të jenë të kujdesshme dhe vigjilente në ndalimin e Putinit, që të mos i hynë këtyre lojërave të rrezikshme për krejt njerizimin për të nisë luftën e tretë botërore e cila do të rezultonte edhe me përdorimin e armeve bërthamore”, ka thënë Maxharraj.
Po ashtu, ai ka dhënë edhe një paralajmërim për Putinin dhe Serbinë.
“Amerika dhe Evropa e civilizuar me vlera të larta demokratike dhe lirisë së popujve duhet që të bëjë çmos që të ndalë këtë bishë të Karpateve, që të mos i hynë këtyre lojërave të rrezikshme sepse është në pyetje e ardhmja, jo vetëm e Evropës por edhe e krejt njerëzimit. Por ekziston një rrezik kur kuçedra e plagosur ruse duke e parë humbjet në luftën me Ukrainën, do jetë në gjendje të zgjeroi ndikimin e vetë të luftës përmes aleatit të vetë Serbisë, që luftën ta zbres edhe në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Maxharraj.