Lufta në Ukrainë ka ndikuar ehde në rritjen e çmimeve nëpër botë.
Sikur edhe në vendet tjera edhe Kosova po përballet me krizën ekonomike.
Ngritja e çmimeve të energjisë elektrike, naftës, vajit, sheqerti, miellit, por edhe shumë produkteve të tjera ushqimore në Kosovë vazhdon të jetë problem për qytetarët.
Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi Sadiku, ka thënë se si parti kanë propozuar disa masa për tejkalimin e krizës.
“Kemi propozuar disa masa në lidhje me tejkalimin e krizës. P.sh. sa i përket shtrenjtimit të çmimeve të energjisë elektrike: subvencionimin e çmimeve të energjisë elektrike linearisht për qytetarë dhe biznese, heqjen e TVSH-së për energjinë elektrike deri në përfundim të krizës, themelimin e Fondit për konsumatorët në nevojë sipas ligjit për Energjinë, etj”, ka thënë ajo për “Bota sot”.