Kërkesa ndaj BE-së për Kosovën, Tomë Gashi tregon pse Lajçak ndryshoi qëndrimet

Politika

Kërkesa ndaj BE-së për Kosovën, Tomë Gashi tregon pse Lajçak ndryshoi qëndrimet

Nga: G.B Më: 31 mars 2022 Në ora: 17:09
Tomë Gashi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak njihet për qëndrimet e tij kundër Kosovës, madje ka pasur disa skandale.

Ai ka qenë vazhdimisht në anën e palës serbe, derisa duket se kjo ka ndryshuar së fundi.

Ai ka deklaruar tani se BE duhet të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës.

E për këtë ndryshim në qëndrimet e tij, për gazetën “Bota sot” ka folur avokati Tomë Gashi.

Sipas tij, ndryshimi ka ndodhur për shkak të qeverisë Kurti dhe zhvillimeve pozitive.

“Lajçak ka ndryshuar qëndrimin sepse kanë ndryshuar gjërat në Kosovë. Ka zhvillime pozitive me qeverinë Kurti dhe është normale që të ketë ndryshim të qëndrimit të tij në raport me Kosovën”, ka thënë ai.

E deklarata e Lajçak nuk ka kaluar pa reagim nga ana e Serbisë, ku atje e kanë quajtur “biznesmen politik” emisarin për dialogu, duke thënë se ai po e mbështetë Kosovën.

Lidhur me këtë, Gashi thotë se serbët nuk duan liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës pasi do të pranohej pavarësia e Kosovës nga shumë shtete.

“Sa i përket Serbisë, ata formalisht dhe faktikisht janë kundër liberalizimit të vizave sepse kur të liberalizohen i bie që shtetet e shengenit e që janë më shumë shtete se vetë BE, po e pranojnë faktikisht pavarësinë e Kosovës sepse vetëm shteteve të pavarura ju liberalizohen vizat. Jo kombeve por shteteve, se po të ishte kështu, në momentin që ju kanë liberalizuar vizat Shqipërisë, do të na liberalizoheshin edhe ne shqiptarëve të Kosovës. Dhe këtë Serbia mundohet ta parandalojë por shpëtim nuk ka, vetëm vonim”, ka deklaruar Tomë Gashi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat