SHBA dhe BE duhet të kenë kujdes më Serbinë dhe Vuҫiqin, duhet ndërmarrë ky veprim

Politika

SHBA dhe BE duhet të kenë kujdes më Serbinë dhe Vuҫiqin, duhet ndërmarrë ky veprim

Nga: H.O. Më: 31 mars 2022 Në ora: 22:14
Aleksander Vuçiq

Profesori dhe njohësi i ҫështjeve politike, Binak Maxharraj në një prononcim për ‘Bota sot’ ka folur rreth veprimeve të serbëve ndër vite, duke dëmtuar vazhdimisht shqiptarët dhe trojet e tyre.

Ai thotë se serbët nuk janë autoktonë në këto troje. Ata erdhën nga Karpatet diku kah fundi i shekullit të 12. Që nga atëherë e deri më sot serbët  me ndihmën e sllavëve rusë kanë bërë bërë luftra me vendasit për t’i pushtuar tokat e tyre që edhe ia kanë arrijtë qëllimit.

“Ata prej se erdhën në këto troje të Ballkanit kanë bërë skica, projekte dhe plane për zhdukjen e banorëve autokton. Pra, historikisht Ballkani në vazhdimësi ishte i lamë me gjak si pasojë e dhunës dhe gjenocidit të këtyre barbarëve. Serbët në esencë janë njerëz të prishur, te pacivilizuar, ekstremist që nuk kanë vlera të mirëfillta njerëzore, nuk i njohin vlerat e vërteta demokratike. Serbia edhe sot e kësaj dite po e luan lojën e djallit, virusi i nacionalizmit është ngulitur në shpirtin e tyre si urrejtës të popujve tjerë që i rrethojnë të cilët në çdo rast mund të luajnë me lojën e zjarrit. Serbia me veprimet e saj sot e kësaj dite po kërkon të derdhet gjak në tërë hapësirën e Ballkanit e përfshirë nga ethet hegjemonike për zgjerim territoresh e sidomos tash e dy dekada nuk po mund të pajtohet se Kosova është e lirë dhe në çdo mënyrë mundohet të pengojë në zhvillimin e saj e cila i ka përfaqësuar vlerat demokratike perëndimore”, thekson ai.

Image
Binak Maxharraj

Maxharraj thotë se Serbia është kështu siç është, ekstreme dhe nacionaliste sepse gjithmonë i ka pas në udhëheqje njerëz me ideologji nacionaliste ekstreme siç ishin Sllobodan Millosheviq e tashti i pasur nga Aleksandër Vuçiq i cili nuk është aspak paqësor por është urrejtes i vlerave të vërteta njerëzore.

“Është njeri  paskrupullt të cilit nuk mund t’i besohet fare e sidomos kur është fjala për raportet me Kosovën si shtet i pavarur të cilin e injoron. Ky njeri,se bashku me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin është më meritori që Veriu i Kosovës gjendet në këtë gjendje duke e mbajtur për dy dekada flakën e ndezur të konfliktit. Vuçiqit nuk i interesojnë aq shumë një grusht serbësh që jetojnë në veri të Kosovës, por atij i intereson nëntoka e Kosovës me pasuritë e saja marramendëse, ky njeri është në gjendje të bëjë ç’mos për të mos u largu nga Veriu i Kosovës sepse synim e ka ndarjen e Kosovës. Për këtë qëllim ky njeri edhe e bëri rrëmujë dialogun fiktiv midis Serbisë e Kosovës që qëllimi i tij ishte ndryshimi i kufijve”, vlerëson ai.

Profesor Maxharraj thotë se, Aleksandër Vuçiq për dy dekada mashtron se është propërendimor se dëshiron të inkuadrohet në BE, por në fakt fytyra e tij u pa këto ditë kur shpërthej lufta midis Rusisë dhe Ukrainës i cili hapatasi u rreshtu në krah të Rusisë që nuk lejoj t’i vë sanksione Rusisë, sepse ky njeri është me zemër me Rusinë, por në esencë i dëshiron para e Perendimit, filtron me ta, paraqitet si gjoja perëndimor duke i mashtruar.

“Serbia është shkaktarja e të gjitha të këqijave që ndodhin në Ballkanin Perëndimor, nuk është aspak paqësore, është ndesëse e nacionalizmit në Ballkan si në Bosnje përmes Dodukut i cili tenton të ndahet, poashtu edhe në Mal te Zi i ndezë kandilat e nacionalizmit kishtar dhe në Kosovë përmes Veriut duke i përdor ekstremistët si Veselinoviqin dhe Radonçiqin e të tjerë, të cilët edhe u penalizuan nga SHBA. BE e sidomos SHBA duhet të kenë të qartë qëndrimet jo përendimore të Serbisë për të cilën investuan shumë në këto dy dekada duke e përkdhelë që të orientohet kah vlerat perëndimore të pranohet në BE, por doli se të gjitha këto janë mashtrime sepse Vuçiq nuk e ndërron BE me Rusinë me të cilën si sllavë janë të lidhura shpirtërishtë. BE dhe SHBA u mbetet të vlerësojnë sjelljet më të vonshme orientuese të Serbisë nga Rusia dhe të marrin qëndrime të reja lidhur me të", thotë Maxharraj për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat