Që nga fillimi luftës, është paralajmëruar disa herë që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mund të përdorë edhe armë nuklare bërthamore.
Në gjë të tillë, e ka pohuar edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Profesori Binak Maxharraj, ka thënë për “Bota sot” ka thënë se Putini nuk dorëzohet aq lehtë.
“Putini nuk dorëzohet aq lehtë. Ai për shkak të luftës e dobët konvencionale për ta pushtuar Ukrainën, nuk është larg mëndësh që të përdorë edhe armë te tjera, të sofistikuara siç është keqpërdorimi i Centraleve bërthamore”, ka thënë ai.
Po ashtu, ka treguar se çfarë mund të bëjë Putini për t`i arritur qëllimet e tij.
“Por, edhe nuk është larg mëndësh se kur diktatori për të sforcuar luftën të hidhte edhe arsenalet bërthamore për të arrit qëllimin e vetë, por diçka e tillë do t`i kthehet si bumerang edhe vendit te tij”, ka deklaruar Maxharraj.