Kërcënimet fshatareske të Ramushit

Politika

Kërcënimet fshatareske të Ramushit

Nga: A.Z Më: 31 mars 2022 Në ora: 22:23
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka reaguar ashpër dhe me kërcënim Kryeministrit, pasi vlerëson se deklaratat e Kurtit në lidhje me numrin e veteranëve dhe mundësinë e rihapjes së hetimeve është ofendim ndaj tyre.

Madje ai paralajmëroi Kurtin se me veteranët e tij, do t’ia mbyllë rrugën drejt Qeverisë.

“Kjo që po bën Kurti ndaj veteranëve është në vazhdën e agjendës së tij zgjedhore, është ofendim ndaj tyre. Kurti nuk mundet të fshihet dhe nuk ka qare pa e rritur pagën minimale dhe po ashtu s’ka qare pa i përfshirë edhe veteranët edhe kategorinë e lirisë në të njëjtin kriter. Unë po e paralajmëroj Kurtin sot, po vazhdove t’i ofendosh veteranët, mua së bashku me veteranët do të na kesh në rrugë dhe nuk të falim se je duke bë hajgare”, u shpreh tha Haradinaj.

Lidhur me këtë, analisti Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Ramushi po mundohet të bëhet lider i opozitës, por duke e parë që Kurti është në nivel më të lartë se Ramushi, sipas Mehmetit pasqyron vetëm realitet.

“Ramushi po tenton me çdo kusht të merrë primatin e liderit të opozitës, problemin më të madh e ka me LDK-në dhe PDK-në sesa me VV-në, megjithatë, është i destinuar për rolin që e ka të kundërshtojë për çdo gjë Qeverinë. Nuk është ofendim për askënd deklarata e Kurtit, ofendim është pikërisht nga mashtruesit që pa qenë asnjë ditë në luftë, përfitojnë paga në mënyrë të pandershme. Nuk ka ofendim, ka vetëm pasqyrë të realitetit nga Albini, duke qenë se është në nivel më të lartë se Ramushi, sigurisht ky i fundit nuk po arrin të kuptojë dallimin se çfarë në të vërtetë ka thënë kryeministri Kurti”, tha ai.

Tutje u shpreh se duke e pasur parasysh që Ramushi është vetë në opozitë, mllefin e shfryen ndaj Kurtit
me deklarata të tilla.

“Kërcënimet fshatareske të Ramushit dëshmojnë për arsyen pse është në opozitë dhe pse ka marrë vetëm 8 % të votave. E me këtë mendësi kurrë nuk vjen më në pushtet Ramushi, duke e parë këtë gjë duket se mllefin e shfryen ndaj fituesit, pa u ndalur të mendojë për gabimet e tij. Veteranët e ndershëm meritojnë respekt dhe paga, ata që janë mashtrues meritojnë përbuzje dhe dënim”, shtoi Mehmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat