Tensionet në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë po vazhdojnë të jenë prezente edhe gjatë këtyre ditëve, ani pse bisedimet mes tyre po vazhdojnë.
Bisedimet e fundit nga negociatorët ukrainas dhe rusë u mbajtën së fundmi në Turqi pas dy jave, me Kievin që kërkon një armëpushim pa hequr dorë nga territori apo sovraniteti.
Këto bisedime të deritanishme nuk kishin dhënë ndonjë përparim thelbësor as në këto të fundit nuk patë përparim thelbësor, duke vazhduar Rusia me luftime të ashpra, në rajonet ku ushtria e saj pat avancuar, ndërsa shpalli tërheqjen nga drejtimet ku ajo pësoi humbje të thella nga Ukraina.
Por pavarësisht kësaj, shenjat e bisedimeve janësikur një “dritë jeshile” që fokusi i të dyja vendeve është përqendruar në arritjen e një marrëveshje, dhe një përfundim i luftës qëshpresohet të arrihet sa më shpejt.
Mirëpo, një rrezik tashmë i ri nga kjo situatë, është se një marrëveshje ku Ukraina mund të dal humbëse, mbetet një Rusi ende e fuqishme, e cila do të cenonte interesat e Kosovës në një marrëveshje me Serbinë.
Serbia, sipas burimeve të ndryshme konfirmohet se është e përfshirë në bisedime sekrete, në trekëndëshin, Francë-Serbi-Turqi, duke ndërmjetësuarpër paqe ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Që të tria këto shtete janë në mbështetje të një marrëveshje të dëmshme për Ukrainën, dhe njëkohësisht më pas Serbia, synon, që në analogji me zgjidhjen e rajonit tëDonbasit, të kërkojë një zgjidhje për veriun e Kosovës.
Pavarësisht kësaj, nëse nuk arrihen objektivat ukrainase dhe ato perëndimore atje, që Rusia të largohet kokulur, nga Ukraina, përfshirë edhe Krimenë, dhe se kjo disfatë të përmbyllet me përmbysjen e regjimit tëPutinit, pozicionet e Kosovës dhe të shqiptarëve do të jenë të lëndueshme, krahasuar me ato, që pretendoheshin deri më tani.
A po rrezikohet Kosova?
Qarri: Kosova do duhej ta shfrytëzonte këtë momentum fenomenal, për revanshim dhe nxjerrjen e Serbisë si fajtore para opinionit botëror
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Gani Qarri.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/April/01/auto_auto_auto_gani1511075647-1-770x45616322902631648793093.jpg)
Ai u shpreh se Kosova tashmë ka momentin që duhet të veproj kundër Serbisë, duke filluar nga bojkotimi i mallrave të saj e deri tek siguria publike e saj që Serbia të dal fajtore pasi po ndërhynë në vendin tonë.
“Në fakt, pikërisht për shkak të koketimit të Aleksandër Vuçiqit me Putinin edhe në gjendjen e eskalimit të agresionit rus kundër Ukrainës dhe mosvënien e sanksioneve kundër Rusisë nga Serbia, si vendi i vetëm në rajon, Kosova do të duhej ta shfrytëzonte këtë momentum fenomenal, për revanshim, vendosjen e sanksioneve dhe bojkotimin e mallrave të Serbisë, me paratë e të cilave Serbia ndërmerr çdo veprim të mundshëm kundër shtetësisë dhe sigurisë publike të Republikës së Kosovës, duke manipuluar me pakicën serbe për ngritjen e tensioneve në vendin tonë, në mënyrë që Serbia të dali fajtore për ndërhyrjet në vendin tonë si dhe mbështetjen nga Serbia të regjimit tëPutinit. Kjo për vet faktin se tani në Ukrainë ka filluar të ndryshoje gjendja dhe po synohet, që bisedimet, njëjtë si dhe lufta kryesore, të përqendrohen kryesisht për rajonin e Donbasit”, thotë analisti.
Ajo se çfarë propozon Qarri është Kosova do duhej ta shfrytëzonte këtë momentum fenomenal, për revanshim dhe nxjerrjen e Serbisë si fajtore para opinionit botëror, si mbështetëse e regjimit të Putinit edhe në fazën e okupacionit rus ndaj Ukrainës.
“Ndryshim, i cili mund të kthehet në rrezik edhe për Kosovën, pasi që, siç po thuhet, Serbia ka filluar të angazhohet në bisedime ndërmjetësimi Rusi-Ukrainë, me qëllimin që një zgjidhje e dakorduar për rajonin e Donbasit, me tendencën e Serbisë, të shfrytëzohet si model edhe për veriun e vendit tonë si hap primar, apo edhe vendimtar për ndarjen e Kosovës. Ndaj pikërisht për shkak të koketimit të Aleksandër Vuçiqit me Putinin edhe në gjendjen e eskalimit të agresionit rus kundër Ukrainës dhe mosvënien e sanksioneve kundër Rusisë nga Serbia, si vendi i vetëm në rajon, Kosova do të duhej ta shfrytëzonte këtë momentum fenomenal, për revanshim dhe nxjerrjen e Serbisë si fajtore para opinionit botëror, si mbështetëse e regjimit tëPutinit edhe në fazën e okupacionit rus ndaj Ukrainës, si vend i lirë e i pavarur dhe anëtare e OKB-së”, foli Qarri për “Bota sot”.
Mehazi: Rusia e luftës në Ukrainë do mundohet t'i ndihmojë vetes e jo Serbisë
![Image](/media/botasot.info/images/2022/April/01/auto_850x636_auto_auto_850x636_auto_auto_auto_auto_auto_auto_Sulejman-Mehazi15050747901508501078155075196115507592191551433616155196591615612022781571839478162557213816389420451648793136.jpg)
Ndërsa profesori Sulejman Mehazi, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, tha që lufta po vazhdon njësoj edhe pse bisedimet po vazhdojnë mes të dyja palëve.
Sipas tij, nëse realizohet që Donbasi të shkëputet nga Ukraina, atëherë Rusisë i jepet e drejta që ta përkrahë shkëputjen e Kosovës nga Serbia.
“Edhe pse takimi i dy delegacioneve ruse e ukrainase në Turqi sipërfaqësisht, gojarisht e formalisht duket si shpresëdhënëse, po në terrenin e luftimeve nuk është ashtu, lufta vazhdon e nuk ka të ndalur, vetë SHBA-të. Presidenti Biden, deklaroi se Putinit nuk i zihet besë dhe ashtu doli, nuk shkoi një ditë pas takimit lufta ruse në Ukrainë vazhdoi me intensitet më të lartë, kjo tregon se takimi ruso-ukrainas në shtetin e Erdoganit më shumë ishte jomarrëveshje e nxitje për t'u kallur zjarri i luftimeve dhe më shumë, themi kështu për shkak se vetë presidenti i Ukrainës Zelensky që sa herë deklaron se është për paqe. Por, me sovranitet të plotë të Ukrainës dhe se nuk mund të jetë republika e tij pa rajonin e Donbasit dhe Donjeskut, kjo tregon se Ukraina nuk do të pajtohet me dëshirat ruse të rajonit të pakicës ruse të Donbasit. Edhe pse Serbia mundohet të angazhohet gjatë bisedave ruse e ukrainase në dobi të Rusisë e në dëm të Ukrainës me rastin e Donbasit, po nëse realizohet që Donbasi të shkëputet nga Ukraina, atëherë Rusisë i jepet e drejta që ta përkrahë shkëputjen e Kosovës nga Serbia. Përkundrazi marrja e Donbasit do ta detyronte Rusinë që të jetë kundër Serbisë e ta njoh Kosovën për shkak interesave të veta shtetërore”, theksoi Mehazi.
Profesori më tej shton që elita politike e Kosovës hapur duhet të jetë kundër Rusisë e Serbisë duke anuar e përkrahur fuqishëm: SHBA-në, BE-në, Britaninë e Madhe e NATO-n.
“Sanksionet e fuqishme ekonomike, diplomatike, monetare, bankare, ajrore, detare, izolimi total nga fuqitë e mëdha do ta detyrojnë Rusinë ta harrojë Serbinë e jo më t'i ndihmonte Vuçiqit për veriun e Kosovës. Rusia e luftës në Ukrainë do mundohet t'i ndihmojë vetes e jo Serbisë. Si do që të bëhet në këtë luftë do humb Rusia, me humbjen e Rusisë dobësohet Serbia e me dobësimin e Serbisë do avancohet Kosova.
Elita politike e Kosovës hapur duhet të jetë kundër Rusisë e Serbisë duke anuar e përkrahur fuqishëm: SHBA-në, BE-në, Britaninë e Madhe e NATO-n, njëkohësisht duhet paralajmëruar e bindur diplomacinë botërore se pas Ukrainës, korbat prorusë që mund ta kallin Ballkanin janë Serbët dhe se kjo e keqe mund të ndalet me anëtarësimin e Kosovës në NATO”, thotë Mehazi për “Bota sot”.
Aktualisht bisedimet me Serbinë duken si të ngrira, pasi Qeveria e Kosovës refuzoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme serbe në organizim të OSBE-së, gjë që bëri të ketë reagime mjaft të ashpra nga vendet e kuintit, ndërsa kryeministri norvegjez në takim me Kurtin, u shpreh i zhgënjyer!
Por, ka jo pak zëra, që mbështesin idenë e hedhur ditë më parë nga gazeta jonë, që bisedimet me Serbinë duhet ndërprerë, duke shfrytëzuar edhe pozicionimin e saj, përkrah Rusisë. Një nga mbështetësit e kësaj ideje është edhe JanushBugajski, një njohës amerikan i shkëlqyer i rrjedhave në Ballkan dhe më gjerë, si dhe të tjerë që mbështesin idenë për t’i vënë sanksione Serbisë.