37 ditë janë bërë që nga nisa e pushtimit rus në Ukrainë.
Që nga fillim i kësaj lufte, bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin që të ndalë agresionin në Ukrainë.
Por, një gjë e tillë mbetet thirrje në vesh të shurdhër.
Profesori Binak Maxharraj për “Bota sot”, ka deklaruar se i gjithë njerëzimi është në rrezik nga fashizmi rus.
“Fashizmi rus po kanoset si rrezik permanent, nëse nuk ndalet, jo vetëm për Evropën, por për krejt njerëzimin. Në krye te rrezikut të fashizmit rus qëndron Vladimir Putin një njeri dinak, i pabesë, tiran dhe me mendje të çorientuar mentale, një njeri i krisur dhe një urrejtës i madh i vlerave civilizuese të demokracisë perëndimore dhe lirisë së kombeve”, ka thënë ai.
Maxharraj ka treguar se cili është qëllimi i Putinit.
“Qëllimi i këtij bastardi është që të kthej përsëri doktrinën diktatoriale të komunizmit sovjetik të paraardhësve të tij, si Stalinit, Brezhnevit dhe Hrushqovit. Këtë ai po e bën haptas para krejt botës me kërcënime për luftë, se di si ta kthej në “gjirin e madh sovjetik” vendet e humbura si Ukraina, Lituania, Estonia, Gjeorgjia, etj”, ka thënë ai.
Po ashtu, profesori ka përmendur edhe një rast se si nuk u ndalua Rusia nga bota.
“Fillimisht, ai më një lëvizje të rrufeshme lufte i papenguar dhe në befasi para syve të krejt botes në 2016 e sulmoi, e pushtoi dhe e ndau Krimen nga Ukraina. Bota, pos disa reagimeve nuk shkoi më tutje, dhe me këtë akt barbar Rusia me Putin në krye sikur u trimërua dhe e sulmojë Ukrainën më 23 shkurt 2022 me qellim të pushtimit të saj pa e zgjatë shumë”, ka deklaruar Maxharraj për “Bota sot”.