Karaçeva thirrje krerëve të shtetit për rrezikun nga Serbia për gllabërimin e pasurive të Kosovës

Politika

Karaçeva thirrje krerëve të shtetit për rrezikun nga Serbia për gllabërimin e pasurive të Kosovës

Nga: G.B Më: 1 prill 2022 Në ora: 16:44
Mineralet e ndryshme

Bashkësia Lokale Karaçevë e Poshtme i ka dërguar letër Presidentes së Kosovës znj. Vjosa Osmani, Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca dhe Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Përmes kësaj letre, Bashkësia ka kërkuar që të ndërmerren hapa për zhvillim socio-ekonomik të vendit të bazuar në rivitalizimin e minierave në Komunën e Kamenicës përkatësisht atyre në brezin kufitar ku apetitet e Serbisë janë të pashuara për gllabërimin e kësaj pjese të Kosovës, përcjell Bota sot.

“Të nderuar prijës të shtetit të Kosovës. Përmes kësaj shkrese drejtuar juve kërkojmë që të merrni hapa sa të rëndësishëm po aq edhe sfidues për kërkimin e modaliteteve për zhvillim socio-ekonomik të vendit të bazuar në rivitalizimin e minierave në Komunën e Kamenicës përkatësisht atyre në brezin kufitar ku apetitet e Serbisë janë të pashuara për gllabërimin e kësaj pjese të Kosovës e cila është e pasur me minerale të ndryshme si: Humza, Antimoni, Hekuri, Zhiva e bardhe, Magneziti, lënda e parë e xhamit, thëngjilli, Kaolini etj”, thuhet në letrën drejtuar krerëve të shtetit.

Kryetari i kësaj bashkësie, Selver Lenjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se kërkojnë që të merren masa duke hapur këto miniera dhe duke ngritur mirëqenia e qytetarëve, duke hapur vende të reja të punës e duke mos i lënë njerëzit të largohen nga Kosova.

“Të nderuar prijës të Kosovës, veprimet e juaja për të avancuar kërkesat e qytetarëve lidhur me mundësinë e hapjes së këtyre minierave përveç që e ngrisin ekonomikisht pasurinë e Kosovës njëherësh bën që të ngritet standardi dhe mirëqenia e qytetarëve të Kosovës, përkatësisht banorëve të Komunës së Kamenicës. Duke shpresuar në vendosmërinë tuaj për të kontribuar maksimalisht që Kosova të bëhet e dëshiruar për të jetuar mirë e jo larguar nga vendi lutemi të veproni derisa kemi rini e cila për çdo ditë po largohen nga Kosova. Paraprakisht ju përshëndesim dhe urojmë që veprimet tuaja të jenë konkrete dhe Kosova jonë të jetë vend i dëshiruar për të jetuar e punuar këtu e jo për tu larguar dhe shkretuar vendi i cili nëpër shekuj u la me gjak vetëm e vetëm për të qenë e popullit të saj autokton shqiptarëve shumicë dhe pakicave tjera të cilat po gëzojnë benefitet e shumta si askund tjetër në globin tokësor”, ka thënë ai.

Image
Mineralet e ndryshme
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat