Ndikimi i Serbisë, çdo ditë e më shumë po rritet në Kosovë. Përmes këtij ndikimi, po rritet edhe ai i Rusisë.
Ndikimi i tyre po rritet përmes bizneseve dhe politikës. "Dora e shtirur" e Serbisë në Kosovës është Lista serbe. Kjo parti në komunat me shumicë serbe në Kosovë e përçon politiken e Beogradit dhe Moskës.
Profesori Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka treguar se cila është lidhja Rusisë dhe Serbisë në Kosovë.
“Flitet se Rusia nëpërmjet Serbisë ka gjetur edhe elemente shqiptare që punojnë dhe angazhohen për interesa tjera.Vend të veçante këtu zënë firmat ekonomike dhe tregtare shqiptare që në javë dhe në muaj deri në 50 milionë euro mallra blejnë në Serbi. Lidhjet e tyre me shtetin serb janë të thella. Serbia i merr nga Kosova deri në 500 a 600 milionë euro në vit. Si të tillë janë element tepër të dyshimtë. Shteti i Kosovës kërkohet t`i hetoje dhe t`i vënë në kujdesej të përhershëm”, ka thënë ai për “Bota sot”.
Më tej, Kelmendi ka thënë se ka politikanë të dyshimtë që janë në pushtet.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/April/03/auto_auto_74416779_462061247999882_1245375898333478912_n15730468841648992750.jpg)
“Kemi edhe politikane të dyshimtë. Nuk është e imja këtu të përmendi emra. Mirëpo, dua të them se ka të tillë që nga qeveria aktuale janë organizuar edhe në pushtet. Ata i gjen nëpër ministri, në mekanizmat gjoja analitike të dialogut me shtetin serb dhe edhe në grupet e sigurisë së shtetit. Mos të harrojmë informatën e Policisë së Kosovës gjatë kohës bllokimit në veri të rrugës së "bllokuesit kishin informata nga organet e policisë mbi punën e tyre". Kjo mjafton. Kjo tregon se edhe në polici, në gjykata, siç ishte pjesëmarrja e gjykatës serbe në takimin e Sigurisë se shtetit Serb, ku udhëhiqte Vuçiq, ka subjekte fizike dhe juridike anti Republikës”, ka thënë ai.
Gjithashtu, profesori ka shtuar se kisha serbe po e udhëheqë e punën antishtetërore në vend.
“Veprim këto të ndaluara me ligj. Kjo mjafton për të konstatuar rreziqet. Jo me pak po rrezikohet Kosova nga grupet fetare ekstremiste. E kanë mbushur Kosovën me objekte fetare dhe vendi nuk po mund të merr frymë lirisht. Kisha serbe udhëheq e punën antishtetërore. Në çdo veprim të saj, gjen ofendime ndaj Republikës, shtetit dhe kombit. Veprohet edhe me veprime antiligjore. Besimet tjera janë forcuar dhe po çoroditin mendjen e masave. Faktet e tilla tregojmë rrezikun. Ndërsa, qeveria po heshte. Organet e ndjekjes nuk po veprojnë. Deri kur? Nuk dihet!”, ka deklaruar Kelmendi për “Bota sot”.