Eksperti i sigurisë tregon pse Serbia do të gjunjëzohej në rast të ndonjë përpjekjeje për sulm agresiv në Ballkan

Politika

Eksperti i sigurisë tregon pse Serbia do të gjunjëzohej në rast të ndonjë përpjekjeje për sulm agresiv në Ballkan

Nga: A.SH Më: 13 prill 2022 Në ora: 11:17
FSK

Lufta në Ukrainë nuk i ka as shenjat më të vogla se do të ndalet.

Derisa për këtë luftë nuk dihet se kur do të përfundojë dhe as sa do të zgjasë, rreziqet për përhapjen e saj jashtë Ukrainës janë duke u shtuar.

Në Ballkan, si njëra nga vatrat që vazhdimisht është përmendur se mund të përhapet lufta, agresori i vetëm i mundshëm është Serbia. Ajo së fundi ka blerë një sistem të sofistikuar kundërajror nga Kina. Por, Serbia nuk është hera e parë që blen armë, sepse gjatë vitit 2021 është raportuar për blerje të armëve nga Rusia.

Me blerjen e gjithë këtyre armëve ajo do një destabilizim të rajonit.

Lidhur me këtë Armend Halimi, nga Instituti për Studime të Sigurisë (ISS), për “Bota sot” ka thënë se Serbia të vetmen shpresë e inspirim e ka Rusinë, por që tani i është thyer miti për Rusinë si një fuqi e pa-sfiduar derisa edhe Serbisë i janë zvenitur planet.

Image
Armend Halimi

 

“Rusia tradicionalisht është model, inspirim dhe shpresë për Serbinë për politika destruktive dhe agresive. Por se nga zhvillimet e fundit, duke qenë se është thyer miti se Rusia ishte një fuqi e pa-sfiduar, atëherë edhe Serbia e ka përjetuar dhe zvenit krejt planet hegjemoniste”, thotë ai.

Sipas tij, Serbia aktualisht nuk ka asnjë aleatë në rajon andaj është e vetmuar sepse të gjithë e shohin si armik të përbashkët.

Duke shtuar se, në rast të ndonjë sulmi agresiv, Serbia do të gjunjëzohej nga NATO dhe fuqitë tjera.

“Andaj, me pak fjalë, rreziku që paraqet Rusia për vendet që ka përreth, është e pakrahasueshme për Serbinë, ngase Rusia disa nga vendet e atij rajoni i ka aleatë çka edhe mund të llogarit në ndihmën e tyre, Serbia në Ballkanin Perëndimor është krejtësisht e vetmuar dhe në armiqësi me vendet që e rrethojnë, çka të gjitha e shohin si armik të përbashkët, si NATO-në dhe fuqitë e tjera, mjaftueshëm do gjunjëzohej në rast të ndonjë përpjekjeje për sulm agresiv”, vlerëson Halimi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat