Ditë më parë u raportua në mediet vendore se zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputeti, Abelard Tahri kishte blerë armë me paret e shtetit.
Siç raportohet, arma ishte blerë në vitin 2011, kur Tahiri ishte shefi i kabinetit të kryeministrit të asaj kohe, Hashim Thaçit.
Po ashtu, Tahiri këtë armë e kishte personalizuar, duke e shkruar emrin dhe mbiemrin e tij.
Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Miftari, në një prononcim për “Bota sot”, e ka përmendur blerjen e kësaj arme, kur është pyetur për furnizimin me armatim.
“Këto qeveri kishin armatosur vetëm përcjellësit dhe vartësit e tyre, siç po del rasti i i Alberat Tahirit që pos armëve qeveritare që kishte marr me emër të tij personal është e ndaluar me ligj, kishte marr edhe dhjetëra mijëra plumba. Bëhet pyetja, a ishin këta plumba për ushtrinë private të PDK-së apo për ta furnizuar tregun ilegal me plumba zyrtarët e shtetit”, ka thënë ai për “Bota sot”.
Përveç Tahirit, raportohet se armë kishte blerë edhe stafi tjetër i ish kryeministrit Thaçi.