Heshtja djallëzore anti-Kosovë, përballë sulmeve e kërcënimeve të Vuçiqit/ Zbulohet arsyeja e “hakmarrjes” së Edi Ramës

Politika

Heshtja djallëzore anti-Kosovë, përballë sulmeve e kërcënimeve të Vuçiqit/ Zbulohet arsyeja e “hakmarrjes” së Edi Ramës

Nga: A.M. Më: 21 prill 2022 Në ora: 14:53
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Serbia po vazhdon furnizimin dhe blerjen e armëve, derisa nxiti edhe sulme në veri ndaj Policisë së Kosovës.  

Këto veprime të shtetit serb nxite reagime të mëdha, pasi që ata po cilësohen si kërcënime ndaj Kosovës.  

Megjithatë, ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili nuk reagoi fare, nuk e kundërshtoi as furnizimin me armë të shtetit serb dhe as sulmet në veri të Kosovës.    

Opinionisti, Skënder Kapiti në një prononcim për “Bota sot” u shpreh se Rama përmes sjelljes së tij, po tenton t’i hakmerret Prishtinës, për shkak të mos bindjes së saj ndaj politikave dhe retorikave mashtruese të tij.  

Image
Opinionisti, Skënder Kapiti

“Ajo çfarë vihet re e që mediat në Kosovë e quajnë se Edi Rama po tregohet indiferent ndaj veprimeve provokuese të Serbisë. Mirëpo ky nuk është indiferentizëm që vjen nga mosdija, por është një indiferentizëm tinëzar e djallëzor anti-Kosovë, “indiferntizëm” i cili vjen edhe si hakmarrje e tradhti të tij ndaj asaj se Prishtina nuk i “bindet” më Tiranës me servilizëm dhe as qorrazi, pasi Tirana jo vetëm tani me Edi Ramën por gjithmonë e ka shfrytëzuar Kosovën vetëm për agjenda e retorika mashtrimi sa për interesa e për përfitime afatshkurtra politike”, deklaroi ai.  

Sipas Kapitit,  gjëja që e brengos Ramën më së shumti është projekti i “Ballkanit të Hapur”. Madje, ai beson se kryeministri shqiptar nuk reagoi për sulmet ndaj policisë në veri të Kosovës, pasi ai ka mbi kurriz edhe si mbështetës i planit ruso-serb për ndarjen e Kosovës  

“Tashmë dihet se çfarë e preokupon Ramën. Ai nuk do që as tani kur Ruso-Serbia janë haptazi kundër perëndimit me aleancën e tyre kundër Ukrainës, Rama nuk dëshiron që të dështojë aventura e tij dhe e Vuçiqit për Open Ballkanin, madje as tani kur kjo aventurë as që diskutohet në asnjë vend e në asnjë rrethanë përveçse dëgjohet nga goja e tij dhe e ortakut të tij serb.  

Dhe kjo nuk bën çudi se përse ai nuk reagoi për armatosjen e Serbisë, e më pas nuk i dënoi as atentatet ndaj policisë në veri të Kosovës, pasi ai ka mbi kurriz edhe si mbështetës i planit ruso-serb për ndarjen e Kosovës”, theksoi opinionisti.     

Më tej, ai vlerëson se është fatkeqësi se si askush nga pozita dhe opozita e Shqipërisë nuk reaguan ndaj veprimeve të rrezikshme të shtetit serb ndaj Kosovës.  

“Është fatkeqësi se askush nga Partia Socialiste, nga deputetë të saj , as nga qeveria nuk ka bërë asnjë pikë reagimi e kundërshtie për këto veprime haptazi antiKosovë të Edi Ramës.   

Por edhe nga opozita nuk është se ka ndonjë reagim kundër apo diçka shqetësuese për të në lidhje me këto zhvillime të rrezikshme të Serbisë kundër Kosovës, sepse opozita politike është “zënë” me problemin e “non gratës” së Berishës”, nënvizoi Kapiti.  

Në fund, tha se të gjitha këto tregojnë indiferencën e qeverisë dhe opozitës, ku vënë në pah se parësorë për ta janë interesat politike dhe jo ato kombëtare.  

“Këto tregojnë se si qeveria pra, pozita kryesisht, por edhe për opozitën parësore e primare janë interesat e ngushta politike se sa interesi kombëtar. Ajo që vihet re është edhe fakti i një indiference publike e mediatike, të një pa ndjeshmërie edhe të tyre për këto ngjarje e fakte, si dhe tjetra mos ekzistenca apo mosfunksionimi në Shqipëri as i Ambasadës së Kosovës në Tiranë, pra një indiferencë edhe prej asaj. Dhe kjo vjen në vazhdën e asaj të servilizmit, injorancës dhe mos kompetencën për t’u angazhuar pranë institucioneve në Tiranë për një koordinim por madje edhe për një kritikë për këtë indiferencë të Tiranës ndaj zhvillimeve e provokuese të Serbisë. Politikanët dhe pushtetarët e Kosovës duhet të jenë më aktivë dhe jo vetëm të kujtohen për stinën e sezonin turistik apo ta justifikojnë punën e tyre me disa takime dhe ecejake Prishtinë-Tiranë e me ca takime formale ndërqeveritare”, përmbylli Skënder Kapiti për “Bota sot”.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat