Në shkurt të vitit 2011, Hashim Thaçi kishte marrë mandatin e dytë si kryeministër i Kosovës.
Më pas kabineti i qeverisë së ish-kryeministrit Thaçi kishte blerë pesë paisje të cilat për funksion kishin ndaljen e zhurmës së armëve të zjarrit.
Zbulimi i këtij skandali arriti të sjellë reagime të mëdha në vend, duke mos e parë të arsyeshme një veprim të tillë.
I kontaktuar nga “Bota sot”, deputeti nga radhët e LVV, Alban Bajrami u shpreh se një veprim i tillë është i ndaluar me ligj dhe nuk lejohet as nga kabineti i një ministri apo kryeministri.
“Kabineti i një ministri apo kryeministri nuk duhet të ketë shurdhues sepse shurdhuesi nënkupton të paktën nga ajo që unë marrë vesh në këtë punë që të përdoret arma pa u marre vesh shkrepja e armës”, u shpreh ai.
Deputeti më tej thotë që çdo shkrepje e armës nga secili zyrtar publik duhet të merret vesh dhe jot ë fshihet.
“Kurse secili zyrtar publik për çdo shkrepje të armës edhe duhet të merret vesh por edhe nuk duhet të pretendohet të fshihet një gjë e tillë”, nënvizoi Bajrami për “Bota sot”.