Avdyli tregon arsyet e sulmeve ndaj Donika Gërvallës, ja pse ato nuk kanë asnjë efekt

Politika

Avdyli tregon arsyet e sulmeve ndaj Donika Gërvallës, ja pse ato nuk kanë asnjë efekt

Nga: A.SH Më: 24 prill 2022 Në ora: 22:45
Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla shpeshherë është gjendur e sulmuar nga opozita.

Ajo së fundi ka prezantuar Kosovën në OKB.

Me këtë rast, ministrja ia ka përmendur Serbisë të gjitha të bëmat mizore ndaj shqiptarëve. E paraqitja e saj dinjitoze, i ka bërë kësaj here edhe kundërshtarët politik ta çmojnë e lavdërojnë.

Lidhur me këtë, deputeti i listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, gjatë një interviste për “Bota sot” ka folur për ministren Donika Gërvalla dhe Ministrinë që udhëheq ajo.

Ai ka thënë se, Gërvalla edhe pse vazhdon të jetë në shënjestër nga opozita dhe mediat e kapura nga ish sistemi, pavarësisht të gjithave ka vë rend dhe rregull në diplomacinë e Kosovës, duke i ndalur keqpërdorimet.

Image
Haxhi Avdyli

 

“Me ardhjen e Donika Gërvallës në krye të MPJ-së si asnjëherë më parë ka filluar vendosja e rendit dhe rregullit në diplomacinë tonë. S’ka më keqpërdorime me udhëtime e benificione, s’ka më emërime të familjarëve nëpër ambasada, s’ka më emërime me shantazhe, s’ka më emërime e punësime të militantëve nëpër ambasada. Kjo humbje e privilegjeve si duket i ka tmerruar keqpërdoruesit e pushtetit. Përveç kësaj sulmi ndaj Donikës ka edhe agjendë politike për të shkaktuar huti në koalicionin qeverisës, por që s’po kanë asnjë efekt”, ka deklaruar Avdyli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat