A do t’i bashkohet Mali i Zi, Open Ballkanit?

Politika

A do t’i bashkohet Mali i Zi, Open Ballkanit?

Nga: A.Z Më: 26 prill 2022 Në ora: 09:51
Dritan Abazoviq

Në prag të zyrtarizimit të qeverisë së re malazeze të Dritan Abazoviq duket se ky shtet do t’i bashkangjitet nismës rajonale Ballkani i Hapur.

Jakov Milatoviç, ministër malazez i Zhvillimit Ekonomik se çdo iniciativë që synon integrimin ekonomik rajonal duhet të merret parasysh.

Madje theksoi se “Ajo që mungon aktualisht në Ballkanin e Hapur janë mekanizmat shtesë të caktuar të institucionalizimit të asaj nisme, por mendoj se në parim është nismë e mire”.

Lidhur me këtë, analisti politik Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Mali i zi nuk mund të vendos diçka që është në kundërshtim me Amerikën.

Ndërsa, për Kosovën, Shahu thekson se duhet të bëjë vetëm atë që e thotë Amerika.

“Unë mendoj se Mali i zi nuk është dot lokomotivë zhvillimesh, ndërsa Kosova është lokomotivë në rajon. Kosova duhet të bëjë atë që thotë dhe rekomandon politikisht Amerika, sponsorja e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe çdo gjë tjetër është tallava politike dhe është në dëm të Kosovës. Mali i zi duke qenë në NATO është në duar zgjidhur të bëjë politike me fjalë, por nuk e ka luksin të zgjedhë e të vendosë në kundërshtim me Amerikën e Naton”, u shpreh Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat