Në seancën e fundit të Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri shpërtheu deri në sharje, pasi deputetët e pozitës po bënin zhurmë, ndërsa ai ishte ngritur në këmbë për ta kundërshtuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Deri në këtë situatë, Tahiri erdhi pasi u ngrit në këmbë ndërsa Haxhiu i thoshte “qetësohu”.
“Z. Tahiri nuk ke nevojë me u shqetësu. Qetësohu. Qetësohu. Ju nuk keni të drejtë me i thënë “mbylle” ministres së Drejtësisë dhe askujt tjetër. Krejt krimet që i keni bë kanë me u zbardhë”, tha ajo ndër tjerash.
Ndërsa mundohej t’i përgjigjej Haxhiut nga vendi, Tahiri iu drejtohet deputetëve të LVV-së: “Hajde ma shumë, ma shumë. A rob’t jua q***”.
Mirëpo, përdorimi i një gjuhe të tillë fyese dhe ofenduese në një institucion si Kuvendi, nxiti reagime të shumta.
Juristi Blerm Burjani në një prononcim për “Bota sot” tha se reagimi i Tahirit të PDK-së ishte i papranueshëm dhe i dëmshëm për procesin e punës në Kuvend.
“Normal e pa pranueshme, edhe pse reagimi ishte në afekt, nuk ishte i qëllimshëm, megjithatë kjo është e pa arsyeshme dhe e dëmshme, pa marrë parasysh situatat që mund të krijohen gjatë punës së Kuvendit”, deklaroi Blerim Burjani.