Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se të dy kryengocatorët do të takohen më 13 maj për të gjetur një zgjidhje për targat.
“I lumtur t’ju njoftoj se pas konsultimeve të mia me dy kryenegociatorët dje dhe sot, ne ramë dakord të vazhdojmë diskutimet tona për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme për çështjen e targave në Bruksel më 13 maj”, shkroi ai.
E lidhur me këtë eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se lufta që po ndodh në mes Rusisë dhe Ukrainës, mund të zgjerohet edhe në rajon.
Tërnava thekson se nëse dëshirojmë paqe, duhet të zgjidhen mosmarrëveshjet me bisedime.
“Në këtë situatë të tendosur konfliktuoze sikur që po mbretëron si pasoj e luftës të Rusisë dhe Ukrainës, që ky përshkallëzim i konfliktit pritet dhe mundë edhe të zgjerohet në rejone tjera e sidomos në Ballkan, ku situata konfliktuoze nga fillimi i luftës e deri më tani nuk janë të zgjedhura, e sidomos konflikti që herë-herë edhe reflekton me incidente, sikur tani ky i Serbisë ndaj policisë së Kosovës. Por, edhe konflikti i përhershëm mes Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, e sidomos me Serpska republikën që kufizohet me Serbinë. Nëse dëshirohet paqe e përhershme mes këtyre shteteve, duhet që mes bisedimeve dhe ndërmjetësimit ndërkombëtar, të zgjidhen mosmarrëveshjet që prodhojnë këto konflikte”, tha ai.
Më tej ka thënë se njëherë duhet njohje në mes të dy shteteve, e më pas do të bëhet zgjidha si për targat ashtu edhe për shumë mosmarrëveshje të tjera.
“Prandaj edhe zgjedhja e çështjeve të targave të automjeteve ndërshtetërore mes Serbisë dhe Kosovës, duhet në mënyrë paqësore të zgjidhet njëherë e përgjithmonë, e që si zgjedhje e përhershme do të ishte më e mira mënyrë, sikur këto dy shtete ta bënin njohjen reciproke mes veti si shtete të pavarura, dhe me këtë do të zgjidhej edhe çështja e targave të automjeteve, dhe të gjitha mosmarrëveshjet tjera që ekzistojnë. Meqenëse se situata politike e intensifikuar në këtë drejtim, e si pasojë e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, ka gjasa që do ta përshpejtojnë procesin e njohjeve reciproke, edhe procesi i zgjedhjeve të targave të automjeteve mund të kryhet me suksese”, shtoi Tërnava.
Tutje u shpreh se deklarata e Lajçak se do të kenë një takim për targat, konfirmon iniciativën demokratike që të bëhet zgjidhja në interesat e të dy shteteve.
“Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se të dy kryengocatorët do të takohen më 13 maj për të gjetur një zgjidhje për targat. “I lumtur t’ju njoftoj se pas konsultimeve të mia me dy kryenegociatorët dje dhe sot, ne ramë dakord të vazhdojmë diskutimet tona për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme për çështjen e targave në Bruksel më 13 maj”, shkroi ai. Takimi i caktuar për qëllimin e targave të automjeteve në fjalë, e konfirmon këtë iniciativë demokratike që pritet të bëhet zgjedhja në interes të dy shteteve, dhe që automjetet të vazhdojnë qarkullimin pa probleme ndërshtetërore mes këtyre dy shteteve të Serbisë dhe Kosovës”, potencoi ai.
Tërnava potencoi tutje se çdo situatë e pazgjedhur, duhet të zgjidhet në mënyrë demokratike, përfshirë këtu edhe autotargat, e cila është temë kryesore për bisedime.
“Dhe me këtë takim për zgjedhje e tabelave të automjeteve, duhet të nënkuptohet se zgjidhet për të gjitha situatat e pazgjedhura deri më tani ekzistojnë, vetëm duhet analizë dhe angazhim serioz në këtë drejtim, mes delegacioneve ndërshtetërore, se çdo situatë e pazgjedhur deri më tani duhet të zgjidhet në mënyrë demokratike dhe paqësore njëherë e përgjithmonë, prandaj me këtë zgjedhje të autotargave që është temë kryesore politike ndërshtetërore, në situatën e tanishme që është temë kryesore për bisedime e që pritet të zhvillohen ditëve në vijim, në të njëjtat mënyra duhen të zhvillohen edhe tjera bisedime për zgjedhjen e tjera mosmarrëveshjeve që ekzistojnë mes këtyre dy shteteve, dhe me ndërmjetësimin ndërkombëtar të shteteve mike, pritet që mund të vije edhe te njohjet reciproke të këtyre dy vendeve”, përfundoi Hajrullah Tërnava.