Robert Golob, kryetari i Partisë së Lirisë në Slloveni, dyshohet se është implikuar në një skandal financiar bashkë me Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Mirëpo, Golon i ka mohuar akuzat për përfshirje në aferën e dyshuar për shpërlarje parash.
Në mesin e reagimeve të shumta, ishte edhe reagimi nga LDK, me ç’rast ish deputeti, Shkëmb Manaj tha se “LDK kërkon dorëheqjen e ambasadorit Berishaj, dhe ai duhet të përballet me institucionet e drejtësisë”, ka thënë Manaj.
E lidhur me këtë deklaratë, analisti politik Fatmir Bajraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Qeveria Kurti u bë tani një me aksionerët e “Mafiasë së energjisë elektrike”.
Sipas Bajraj, veprimi i Berishajt ishte “dorëheqja deri te sqarimi i rrethanave dhe deri te verdikti i organeve të drejtësisë”.
“Qeveria Kurti, aksionare e "Mafiasë së energjisë elektrike", pjesë e së cilës është nipi i Aleksandër Rankoviqit, Vuk Hamoviç. Ambasadori i diskredituar i Kosovës n'Kroaci, z.Martin Berishaj, me kompaninë e Tij tanimë kriminale anti-kombëtare & anti-shtetërore-MB-Consulting, sekser i trekendshit famëkeq të mafias së energjisë elektrike; Llazareviq-Fazliç-Hamoviç. Kurti, Osmani dhe Gërvalla, u bënë një me krimin. Pas zbulimit të skandalit nga ane e televizionit slloven Planet TV, në lidhje me transferin e 600 mijë euro nga dega në Beograd e kompanisë energjetike sllovene, “GEN-I”, e të cilat pretendohet se i ka tërhequr në ‘cash’ dhe më pas ia ka dhënë politikanit slloven, Robert Golob, veprimi i vetëm i ambasadorit Martin Berishaj ishte: dorëheqja deri në sqarimin e rrethanave dhe deri te verdikti i organeve të drejtësisë-gjyqësorit”, tha ai.
Tutje ai u shpreh se mos largimi i tij i menjëhershëm lë të kuptohet se është i lidhur me pushtetin, por megjithatë, Bajraj thekson se prap këtë do ta bënë drejtësia.
“Meq, ky veprim imediat nga ana e ambasadorit Berishaj nuk ndodhi, atëherë hapi tjetër i takonte shefit të tij, Kryemnistrit Kurti, Presidentes Osmani dhe Kryediplomatës Gërvalla-Shëarz. Mos dhënja e dorëheqjes së menjihershme dhe mos-shkarkimi i ambasadorit të diskredituar Berishaj, jep t'kuptohet se ky i fundit nuk është vetëm, madje ai është bashkë me pushtetin i lidhur me krimin e organizuar n'Ballkan, dhe përtej saj edhe në Solloveni e cila është pjesë e BE-së. Martin Berishaj-n, nuk e shkarkoj morali & as ndergjegja e tij politike-nacioanlen'deficit, bile nuk i'a doli ta bëjë as pushteti i inkriminuar Kurtit, i cili çdo ditë e më shumë rezulton të jetë korruptiv & kriminal duke shkelur përveq kodeve etike dhe diplomatike, edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por këtë shkarkim do ta bëjë Drejtësia poqëse duam t'kemi një vend normal dhe demokratik ku sundimi i Ligjit të mbetët synim thelbsor i shtetit tonë”, shtoi Bajraj.
Më tej deklaroi se sjellja e krerëve të shtetit për mbrojtjen e Berishajt, lë të kuptohet se janë pjesë e mafias, madje sipas tij, qeveria aktuale është qeveri e korruptuar.
“Pushteti që mbron krimin dhe autorët e krimit, është kriminal. Raporti i Dick Martit dhe PRONTO, nuk ishin dhe nuk janë më të dëmshme se sa skandalet e njëpasnjëshme të Qeverisë Kurti dhe të vartësve të tij në qeverisjën e vendit, dhe s'fundmi edhe ky në ambasadën e Kosovës n'Kroaci, respektivisht me ambasadorin e pa denjë, të pa integritet dhe të dinjitet, z.Martin Berishaj. Sjellja në sinkron e krerëve të shtetit në mbrojtje të ambasadorit të diskrediuar, Berishaj, provon faktin se krerët e shtetit jo vetëm se ishin n'dijeni për veprimtarinë kriminale të ambasadorit, por mbi të gjitha; janë pjesë e mafias kriminale të energjisë elektrike, pra aksionarë të saj, ndryshe nuk kuptohet marrja në mbrojtje e z.Martin Berishaj. Moslejimi i krijimit të Komisionit Parlamentar për Energjinë nga ana e Qeverisë Kurti, edhe pse kjo është një detyrim kushtetues i pushtetit si përgjigje ndaj kerkesës së Opzitës, flet mjaftë për faktin se ky pushtet, jo vetëm që është i korruptueshëm, por është korruptiv dhe i korruptuar skajshmerisht”, u shpreh ai.
Bajraj shtoi se i vetmi akt i mbetur është verdikti gjyqësor që mund ta shpëtonte nga këto skandale.
“Lidhjet e pushtetit me pinjoll të gajkpirësit të shqiptarëve, kriminelit anti-shqiptar, Aleksander Rankoviq, jo vetëm që le shije të keqe, por premisat e një kolaborimi të tillë janë edhe të rrezikshme për fatet e vendit. Dorëhqja dhe shkarkimi i ambasadorit nga ana e pushtetit, tanimë është akt i vonuar, dhe i vetmi akt i mbetur është verdikti i gjyqësorit, i cili do shpëtonte atë që mund të shpetohet pas këtij skandali në serinë e skandaleve të Qeverisë skandaloze, Kurti”, ka përfunduar Fatmir Bajraj për “Bota sot”.