Furnizohet me armë nga Rusia e Kina/ Eksperti i sigurisë tregon çfarë fshihet pas planit të ri të Serbisë

Politika

Furnizohet me armë nga Rusia e Kina/ Eksperti i sigurisë tregon çfarë fshihet pas planit të ri të Serbisë

Nga: A.M. Më: 30 prill 2022 Në ora: 17:48
Sistemi rus i mbrojtjes raketore “Pancir S” i vendosur në aeroportin e Bajtanicës.

Serbia njihet si një nga aleatja më e madhe e Rusisë.

Marrëdhëniet e ngushta dhe politikat e njëjta të këtyre dy shteteve u vunë në pah, kur Putini vendosi ta pushtojë Ukrainë.

Ky vendim i presidentit rus u përkrah nga shteti serb dhe nuk i vendosen sanksione si shumica e shteteve evropiane.

Fakti se Rusia është ‘dora e djathtë’ e Serbisë, kuptohet edhe nga furnizimi me armë.

Blerja dhe furnizimi i shtetit serb më armë moderne nuk ka të ndalur tash e sa vite, ku edhe po shihet si kërcënim për Kosovën, dhe më gjerë.

Vuçiqi nuk po furnizohet vetëm me armë ruse, por edhe me armatim kinez.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala në një prononcim për “Bota sot” tregoi planet që ka Serbia përmes blerjes së armatimit dhe bashkëpunimit me Rusinë dhe Kinën.

Image
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala

“Në lidhje me blerjen e armatimit nga ana e Serbisë për gjatë viteve 2015 deri më tani dhe ushtrimet e ndryshme fushore ushtarake ku në të kanë marrë pjesë edhe pjesët e ushtrisë Ruse dhe Bjelloruse, kjo tregon për rolin dhe rrugën të cilën nuk e ka ndërruar Serbia si aleatë kryesor ta ketë Rusinë në rend të parë dhe Kinën në rend të dytë.

Por e gjithë kjo procedurë ndër vite i ka ndihmuar Serbisë që përmes orientimit pro Rusi të ketë impakt edhe në qëndrimin e BE-së që ta josh Serbinë për tu anëtarësuar në BE dhe mekanizmat tjerë të cilën Serbia nuk është e interesuar por i mban si pezull gjithë proceset stabilizuese në rajonin e Ballkanit”, deklaroi ai.

Sipas Shalës, lufta në Ukrainë e ka vendosur shtetin serb në një pozitë të rëndë, të zgjedh mes Perëndimit apo Ukrainës.

E për këtë shkak, sipas tij, Vuçiqi filloi bashkëpunimin me Kinën në fushat e politikës dhe ekonomisë.

“Me hyrjen në konflikt në mes Ukrainës dhe Rusisë, Serbia u gjet në një pozitë tejet të rëndë sa i përket mbajtjes së qëndrimit, ku kjo e fundit e përzgjodhi statusin neutral në këtë mes për arsyeje të saj strategjike.

Ndërsa, në anën tjetër ri-filloi që nga niveli i bashkëpunimit Serbi-Kinë në fushatë ekonomike dhe politike tani filloj një fazë e re e cila ndërlidhet me fushën ushtarake dhe që kjo paraqet rrezik në nivel politik ndërkombëtar për të ardhmen e rajonit të Ballkanit Perëndimor sepse tani më Kina do kërkoj që çështja Kosovë/Serbi dhe problemet tjetra mos të marrin zgjidhje asnjëherë sepse do mund të ketë impakt edhe në rajonet ku Kina ka kontekste të ndryshme politike dhe territorial”, theksoi eksperti i sigurisë.

Më tej, ai potencoi se gjeostrategjia rajonale ka ndryshuar pas ndërhyrjes së Kinës dhe mbështetjes së saj ndaj Serbisë.

Madje, paralajmëroi edhe hapjen e një qendrën qendre stërvitore ushtarake kineze në Beograd.

“Pra këtu kemi tani një gjeostrategji të përmasave ndërkombëtare me impakt të drejtpërdrejt rajonal si dhe ndryshim të gjeopolitikës ndërkombëtare për rajonin nga ndërhyrja e Kinës në këtë mes duke suportuar Serbinë me mundësi më të larta ushtarakederi te hapja e një qendre stërvitore ushtarake kineze në bazën e trajnimeve ushtarake në Beograd.

Dhe ky veprim do të ndryshojë rrjedhën për rajonin për një periudhë afatgjate”, përmbylli Drizan Shala për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat