Në seancën e fundit të Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri shpërtheu deri në sharje, pasi deputetët e pozitës po bënin zhurmë, ndërsa ai ishte ngritur në këmbë për ta kundërshtuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Deri në këtë situatë, Tahiri erdhi pasi u ngrit në këmbë ndërsa Haxhiu i thoshte “qetësohu”.
“Z. Tahiri nuk ke nevojë me u shqetësu. Qetësohu. Qetësohu. Ju nuk keni të drejtë me i thënë “mbylle” ministres së Drejtësisë dhe askujt tjetër. Krejt krimet që i keni bë kanë me u zbardhë”, tha ajo ndër tjerash.
Ndërsa mundohej t’i përgjigjej Haxhiut nga vendi, Tahiri iu drejtohet deputetëve të LVV-së: “Hajde ma shumë, ma shumë. A rob’t jua q***”.
Kjo gjuhë e përdorur nga ana e Tahirit, ka nxitur reagime të shumta, ku të gjithë e dënuan në gjë të tillë.
Kurse, analisti politik, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot” tha se Tahiri është fytyra e vërtetë e PDK-së, dhe se po e vazhdon rrugën e Kadri Veselit.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/April/30/auto_11651337460.jpg)
“Abelard Tahiri është fytyra e vërtetë e PDK-së, partisë së krimit dhe korrupsionit. Abelardi po e vazhdon rrugën e trasuar nga Kadri Veseli për të sharë dhe fyer kundershtarët politikë”, vlerësoi ai.
Pavarësisht kësaj, analisti nuk u befasuar nga gjuha e shefit të grupit parlamentar të PDK-së, pasi vlerëson se partia në të cilën bën pjesë nuk i njeh rregullat demoratike.
“Kjo është gjuha e PDK-së, imazhi i saj i vërtetë i një partie që nuk i njeh rregullat demoratike. Nuk jam i befasuar nga gjuha e Abelardit, këtij analfabeti funksional që fatkeqësisht ka qenë edhe ministër i Drejtësisë”, potencoi Faton Mehmeti për “Bota sot”.