Për shumë vite, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është goditur dhe akuzuar nga kundërshtarët e tij politik për qasjen e gabuar ndaj partnerëve ndërkombëtar, e sidomos ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Njëra ndër kartat që këtij të fundit i është përdorur ka qenë narracioni se ai si lider i opozitës nuk ishte i pranueshëm nga fuqitë e mëdha dhe se ardhja e tij në pushtet do të përbënte rrezik për të ardhmen e vendit.
Kalonin vite, dhe narrativa tashmë e krijuar nuk ndryshonte ndaj Kurtit. Ajo ende është në qarkullim, dhe varësisht prej momenteve hidhet me intensitet në opinion.
Kritika dhe debate
Për shumë analistë dhe njohës të skenës politike, kjo ishte forma e vetme që ata mund ta godisnin Kurtin, për shkak se ai nuk kishte qenë asnjëherë në pushtet, e si rrjedhojë nuk mund të akuzohej për gjëra të tjera.
Krejt këtyre diskutimeve i hidhte zjarrë edhe diskutimi ndonjëherë në distancë sa ishte në opozitë nga vet Kurti me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, që vepronin në Kosovë. Këtu mund ta përmendim ambasadoren, TraceyJacobson e cila kishte thënë: “Ne dëshirojmë të kemi marrëdhënie të mira me ta, nëse ata ndryshojnë taktikën e tyre të dhunës dhe agresionit. Ne nuk mund të pajtohemi me ta përderisa ata bëjnë demonstrata të dhunshme dhe letra kërcënuese”.
Raporti i kryeministrit Albin Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është se ka qenë aq i zbehtë, sa ështëe munduar të paraqitet nga kundërshtarët e tij. Si politikan në opozitë, ai ka qenë shpeshherë në vizitë, ku ka zhvilluar takime të rëndësishme me figura të njohura dhe senatorë të ndryshëm.
E njëra ndër krizat më të rëndësishme tëKurtit më SHBA-të, ishte koha kur ai u bë kryeministër i vendit. Në një koalicion fragjil në përbërje, me një LDK shumë tëndikueshme nga Hashim Thaçi dhe rrjeti i tij që kishte krijuar si dhe me figura nga jashtë, si Grenelli, qeveria e tij ishte target i shumë sulmeve dhe kërcënimeve.
Në media dhe qarqe të ndryshme, shpeshherëështë shkruar se pikërisht një emisar i Shteteve të Bashkuara, ambasadori Richard Grenell, ishte figura kryesore që qëndronte prapa shkarkimit tëKurtit nga pozita e kryeministrit.
Kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani, tani së fundmi kanë vizituar SHBA-të, e krejt kjo ka shërbyer që ai të akuzohet përsëri se nuk është i pranueshëm në nivelet e larta të Departamentit Amerikan.
Përveç kësaj, në opinion ka qarkulluar edhe hipoteza se qasja e Kurtit ndaj dialogut me Serbinë, mund të vendosë në krizë raportet e shtetit të Kosovës me SHBA-të, e që këta të fundit ende nuk kanë shprehur qëndrim zyrtar.
SHBA-të, më shumë se kushdo e dinë se çka do të thotë zëri i shumicës
Sa i përket kësaj teme, aktivisti politik, Avni Zogiani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se nuk ka rrezik që tëndryshojnë raportet Kosovë-Amerikë, sepse edhe ashtu Amerika nuk ka qenë asnjëherë e involvuar direkt në dialog.
“Është e qartë që me kryeministrin Kurti, qasja tradicionale e dialogut e dominuar nga Mogherin-Ashton-Borrel ka ndryshuar. Nuk keni më negocim asimetrik ku kërkohet vetëm nga Kosova. Më shumë se 10 vite dialog, kemi ecur vetëm me premtimin e njohjes nga Serbia, ndërkohë që kemi nënshkruar çkadoqë na është hedhur në tavolinë, e pothuajse të gjitha marrëveshjet kanë qenë në kurriz të Kosovës. Ka qenë kështu për dy arsye. E para sepse Evropa sot e kësaj dite nuk arrin t’i gjej përgjigje hegjemonisë serbe, të cilës vetëm i ka qëndruar përballë dhe e dyta sepse ne kemi pasur klasë politike të korruptuar që ka qenë e detyruar të pranojë madje edhe marrëveshje që kanë shkelur Kushtetutën. Kjo ka ndryshuar, por nuk kanë ndryshuar raportet e Kosovës me Amerikën sepse kjo e fundit nuk ka qenë asnjëherë e involvuar direkt në dialog, por për shkak të partneritetit me shtetet e Evropës ka qenë e detyruar të përkrahë të gjitha proceset rreth Kosovës”, thotë Zogiani.
Sipas tij presioni kinse i SHBA-ve ndaj qeverisë së Kosovës, ka qenë i inskenuar nga disa medie këtu tek ne sepse ka ndryshuar marrëdhënia e interesit mes mediave dhe pushtetit.
“SHBA-të, më shumë se kushdo e dinë se çka do të thotëzëri i shumicës, demokracia. Prandaj, sot si edhe më përpara ka pranuar qeverinë e dalur nga shumica e popullit. Presioni mbi dhe rreth SHBA-ve, ka qenë i stisur nga një pjesë e mediave dhe opozitës, të cilët kanë pasur interesa direkte të lidhura me historinë e shtetit të korruptuar të Kosovës. Vetëm kjo ka ndryshuar dhe duke qenë se ka ndryshuar marrëdhënia e interesit të një pjese të medias e opinionistëve me pushtetin sigurisht që prej se ka ardhur Kurti në pushtet janë krijuar kriza politike artificiale, një nga të cilat ka qenë kriza e marrëdhënieve të Kosovës me Amerikën”, thotë Zogiani për gazetën “Bota sot”.
Kurtido të rikthehet atje për vizita bilaterale
Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Gazmir Raci, në një prononcim për redaksinë tonë ka shkruar se vizita nëUashington e Kurtitështë dëshmia më e mirë se nuk ekziston ndonjë krisje në raportet e Kurtit dhe SHBA-ve.
“Kryeministri Kurti tashmëështë nëUashington dhe po të kishte ndonjë ndalesë ai nuk do të pajisej as me vizë. Me sa unë kam informacione ai do të rikthehet atje për vizitë bilaterale sepse kësaj radhe ishte në ceremoni mortore dhe asgjë nuk ka të bëjë kjo vizitë me çështjet bilaterale Kosovë-SHBA”, thotë Raci.
Raci përmend faktin i cili sipas tij ka shumë rëndësi, e që ka ndodhur gjatë ceremonisë mortore të ish-sekretarët, Albrigt.
“Kryesore është që Kosova në ceremoninë lamtumirëse për sekretarenAlbright, u prezantua denjësisht dhe se edhe në fjalimin përshëndetës të Presidentit Clinton, u përmend pritja madhështore qëi ishte bërë atij dhe ish-sekretares Albright në Kosovë”, shprehet për gazetën “Bota sot”, analisti Gazmir Raci