Më 6 maj 1999, është dita kur para 23 viteve, policia kriminale e Serbisë, e vran e pushkatuan në mënyrë mizore Akademikun Fehmi Agani, atdhetarin dhe politikanin e paepur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
23 vjetorin e vrasjes së Aganit e ka kujtuar edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.
Miftari thekson se, Agani ishte ideatori dhe organizatori i grupeve të para ushtarke që morën pjesë në Shqipëri e ku pastaj lindi edhe UÇK-ja.
“Ideatori organizatori i grupeve të para ilegale të organizuara që bën ushtrime ushtarake në Shqipri në vitet 1991 ku nga ata luftar pastaj lindi vet UÇK-ja e Adem Jasharit, Salih Çekut, Zahir Pajazitit përkrahësi krysor i kryngritjes së armatosur në Kosovë”, pohon Miftari.
Ai shton se prandaj edhe u vra nga forcat serbe.
“Prandaj edhe u vra nga forcat e shtetit serb, nuk i konvenonte asesi Beogradit as disa patriotavE që i la pas shteti serb në Prishtinë që Fehmi Agani ta pret lirinë i gjallë siç ndodhi i njëjti rast si me dëshmorin e kombit Ukshin Hotin”, shton ai.
“I përjetshëm qoftë kujtimi për këta dëshmor, kolosë për këta largpamësa e burrështetasë që i pati Kosova!”, përfundon Naim Miftari.