Takimi i kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Berlin, nxiti reagime të shumta.
Kundërshtarët politik të kryeministrit dhe Lëvizjes Vetëvendosje kundërshtuan atë takim dhee kritikuan atë ashpër.
Ndërsa, deputetja e LDK-së, Valentina Bunajku-Rexhepi për gazetën “Bota sot” tha se takimi Kurti-Vuçiq ishte i duhur.
Mirëpo, ajo e kritikoi kryeministrin për qasjen e bisedimeve, duke thënë duhet të diskutohet për marrëveshje finale, dhe jo për targa.
“Takimi me Vuçiqin ishte i duhur, por ai kishte refuzuar se do të negocionte ndonjëherë. Po bën gabim trashanik që po diskuton për targat, e jo marrëveshjen finale siç bëri Avdullah Hoti, me këshillën amerikane. Duhet dialog, por për njohje. Jo tema teknike. Kur të njeh, të gjitha të tjerat kryhen”, deklaroi deputetja e LDK-së.
Krahas kësaj, ajo kishte kritika edhe për diplomacinë e Kosovës.
Sipas saj, deri më të tani nuk ka pasur vizita me rëdësi të lartë, përveç asaj në Izrael dhe se nuk ka aktivitete të rëndësishme në ambasadat në shtetet e botës.
“Diplomaci të lodhtë, me gabime të shpeshta. E vetmja vizitë me rëndësi specifike është ajo në Izrael, njohjen e të cilit e arriti LDK-ja. Ishte arritja më e madhe nga GJND-ja. Asnjë rezultat për njohje nga Greqia. Asnjë nga 5 vendet e BE-së, e Amerikës Latine. As liberalizim vizash. As aktivitete të dobishme nga ambasadat jashtë vendit”, theksoi Valentina Bunajku-Rexhepi për “Bota sot”.