Kryeminsitri Albin Kurti ka përfunduar vizitën e tij në Amerikë.
Atje ai zhvilloi takime me zyrtarë të lartë amerikan.
Këtë gjë opozita e ka kritikuar dhe e ka parë si një “shëtitje” atje, duke qenë se Kurti nuk pati ndonjë takim me Presidentin amerikan Joe Biden.
Gjatë një interivste për “Bota sot”, deputetja e AAK-së, Albana Bytyçi ka folur ndër tjera edhe për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Amerikë.
Ajo vitizën e tij e ka quajtur të mangët.
Sipas tij, gjithçka ishte farsë dhe u mundua të kamufloheshin takimet.
“Vizita e Kurtit në Amerikë ndonëse ishte e gjatë në kohë, mbeti e shkurtër dhe e mangët në secilin koncept apo raport me këtë vend. Mendoj që ishte humbje kohe apo nuk ishte koha e duhur për vizita e takime. Gjithçka ishte farsë dhe u mundua të kamufloheshin takimet, por u vërtetua që qëndrimet dhe Lëvizjet e Kurtit nuk pëlqehen nga politika e SHBA-së për Kosovën”, ka deklaruar ajo.