Publicisti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Binak Maxharraj nga Amerika, ka komentuar vizitën e fundit të Albin Kurtit në këtë vend. Ai ka treguar rëndësinë e kësaj vizite të Kryeministrit të Kosovës në SHBA, dhe takimet që ka zhvilluar atje.
“Kryeminsitri Albin Kurti ka përfunduar vizitën e tij disa ditëshe në Amerikë. Albin Kurti nuk ka shkuar në Amerikë me u fotografu me askënd. Vizita e tij ne Amerikë ishte vizitë pune bile shumë e sukseshme në të gjitha nivelet në Kongres, Senat ku u takua me kongresmen dhe senatorë të njohur të cilët për vite të tëra e senzibilizuan çështjen e Kosovës deria ishte nën okupim. Albin Kurti zhvilloi takime me zyrtarë të lartë amerikanë në Departmentet e ndryshëm të shtetit, bëri marrëveshje për interesat e shtetit, njëra nga ato ishte në vlerë mbi 230 milionë dollarë. Atje kryeministri Albin Kurti zhvilloi edhe takime pune me biznismen të ndryshëm me qëllim për thithjën e investimeve”, vlerëson Maxharraj.
Ai thotë më tutje se, të gjitha këto suksese e shumë te tjera qe i solli në Kosovë nuk u panë me sy të mirë nga opozita e cila është me plotë vrerë e helm ne kritikat e tyre të pabaza ndaj kryeministrit i cili po ballafaqohet me gabimet dhe keqqeverisjen e tyre shumëvjeçare, siç janë dialogu i udhëhequr keq e mbrapshtë në dëm të Kosovës, humbja e Çakorrit, Asociacioni me kompetenca ekzekutive, miratimi i vendimeve të kohës se Millosheviqit për dhënien pa të drejtë ekstra territore kishave në Kosovë, etj.
“Të gjitha këto janë punë të papastëra te opozitës të cilën me 14 shkurtë 2021 populli e ndërroi në opozitë si të pavlerë, si një paçavër, të korruptuar deri në fyt për të cilat së shpejti syresh do të përgjegjen para drejtësisë. Por, ne këtë drejtim në kritikat e saja ndaj kryeministrit Albin Kurti disi më e zëshmja ishte ajo telallja, ajo qika dhe deputeteja e AAK Albana Bytyqi e cila paska folë diçka për këto kritika për Kurtin me shumë sipas porosisë së shefave të saj se sa që ajo kishe dije diçka të thotë”, thotë ai.
Tutje, duke komentuar deklaratën e deputetes së AAK-së, Albana Bytyqi, ka thënë se Shtëpinë e Bardhë e kanë vizituar edhe çetnikët dhe vrasësit tanë të cilët Amerika vetë i ka luftuar.
“Telallja e AAK, Albana Bytyqi vizitën shumë ditëshe të kryeministrit Kurti e paska quajtur si një shëtitje duke theksuar se ai nuk e pati asnjë takim të nivelit te lartë, sepse sipas opozitës dhe kësaj telalleje vetëm një foto nga Shtëpia e Bardhë qenka sukses se dikush e ka vizituar Amerikën. Por, kjo qika e AAK sikur paska harruar se në Shtëpinë e Bardhë kanë bërë foto edhe me antiamerikanët çetnikët dhe vrasësit tanë të cilët Amerika vetë i ka luftuar siç janë Vuçiq dhe Gjuriq, etj. Por, megjithatë Kurti ishte në vizitë punë në Shtëpinë e Bardhë. Albana Bytyqi shkon edhe më larg me kritikat e krerëve të AAK të cilat ajo vetëm që i transmeton në emër të tyre ku thotë se vizita e Kurtit ishte vetëm një farsë. Ajo e jep edhe këtë sihariq: “Vizita e Kurtit në Amerikë ndonëse ishte e gjatë në kohë, mbeti e shkurtër dhe e mangët në secilin koncept apo raport me këtë vend. Mendoj që ishte humbje kohe apo nuk ishte koha e duhur për vizita e takime. Gjithçka ishte farsë dhe u mundua të kamufloheshin takimet, por u vërtetua që qëndrimet dhe Lëvizjet e Kurtit nuk pëlqehen nga politika e SHBA-së për Kosovën”, thekson ai.
Maxharraj thotë se deputetja Bytyqi nuk e ka komentuar edhe vizitën e Ramushi Haradinaj në SHBA, për të cilën nuk dihet pse shkoj as kush e thirri atë.
“Por Albana Bytyqi nuk e tha asnjë fjalë për vizitën e shefit të tij Ramushit ne Amerikë e cila u bë në të njëjtën kohë me atë të Kurtit të cilin e përcillte si hije pas. Pse shkojë Ramushi në Amerikë, kush e thirri, por dihet se atje ai është parë duke shëtitur në vizita private, bile edhe është parë duke shpërndarë do farë”znaçkash”. Dhe si mund ta bind opinionin kjo telallja e AAK Albana Bytyqi se vizita e shefit të vetë e kot nga koti, thjeshtë për vizite dhe shëtitje private pa u takuar me asnjë zyrtarë pos me disa ish-zyrtar na qenkan shumë më të”pëlqyera për SHBA se sa ato të Kurtit, i cili qëndroi me punë zyrtare në dobi të shtetit”. O tempora o Moris, do thonin latinët e vjetër”, vlerëson Maxharraj.