Eksperti i sigurisë flet për vizitën e Lavrov në Beograd/ Ka një mesazh për MPJ - paralajmëron kujdes nga kjo gjë!

Politika

Eksperti i sigurisë flet për vizitën e Lavrov në Beograd/ Ka një mesazh për MPJ - paralajmëron kujdes nga kjo gjë!

Nga: M.H. Më: 31 maj 2022 Në ora: 14:30
Aleksandër Vuçiq dhe Sergei Lavrov

Ditë më parë mediet në Beograd kanë njoftuar se shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov pritet të arrijë në Serbi me 7 qershor, ku në takimet me zyrtarët serb do diskutohen çështje me gjendjen aktuale dhe krizën, situatën në rajon, sanksionet perëndimore por edhe sqarimi rreth pozicionit të Moskës ndaj Kosovës.

Në tavolinë e bisedimeve me Vuçiq do jenë të gjitha temat e hidhura që nga zhvillimet në Ukrainë, pozicioni i Serbisë ndaj krizës, situata në rajon dhe bashkëpunimi në dritën e sanksioneve të vendosura nga perëndimi për Moskën.

Në lidhje me këtë dhe nëse kjo vizitë do të sjellë destabilizim në Ballkan, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Ai u shpreh se vizita e Lavrov në rajonin e Ballkanit tregon që Serbia është I vetmi vend në Ballkan që mbanë lidhje të forta në disa fusha me Rusinë.

Sipas tij është një tregues i qartë për përendimin politika destruktive të Serbis karshi ballkanit-fqinjeve realisht ndaj perëndimit dhe procesit të saj “fantom” në antarësim në BE dhe mekanizma të tjerë.

Image
Drizan Shala

“Vizita e Lavrov në rajonin e Ballkanit, relalisht në Serbi si i vetmi vend në Ballkan që mban lidhje të forta politike/ushtarake/ekonomike më Rusinë, apo më mir të themi si shtet satelit i saj i cili mund të këtë impakt në zhvillimet e tanishme dhe të ardhmen për sigurinë në ballkanin përendimor.

Është një tregues i qartë për përendimin politika destruktive të Serbis karshi ballkanit-fqinjeve realisht ndaj perëndimit dhe procesit të saj “fantom” në antarësim në BE dhe mekanizma të tjerë. Rusia aleancen më Serbin e sheh në një forme të një marrëdhënie intime ku pas përmbushjes se interesave për Rusinë kjo e fundit raportin më Beogradin e sheh si "prezervativ"”, u shpreh ai.

Eksperti më tej, thotë që MPJ duhet të ngrisë këtë çështje në arenën ndërkombëtare pasi këto vizita kanë imapkt të drejtëpërdrejtë në sigurinë e Kosovës.

Kosova përmese MPJ-se duhet që të ngrise këtë çështje në arenen ndërkombetare ku vizita të tilla kanë një impakt të drejtëpërdrejt në sigurinë e Kosoves ku dihet që Presidenti i Serbis në betimin e ti dha që do të mbrojë integritetin territorial të Serbis dhe që dihet në kushtetuten e Serbisë ende Kosova është pjese e saj”, thekson eksperti i sigurisë.

Ai në fund shprehet se Rusia është e inkuperuar thellë në strukturat e sigurisë së Serbisë dhe kështu mund ta destabilizojë sigurinë në rajon dhe Kosovë.

Dihet që Rusia përmes edhe mekanizmit të saj të sigurisë është e inkuperuar thellë në strukturat e sigurisë së Serbisë duke i shërbyer asaj në çdo nevoje dhe rrethanë që mund të destabilizojë sigurinë në rajon dhe Kosovë”, përfundoi Shala për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat