Në një shkrim të tij autorial në Facebook, publicisti Lirim Gashi ka shkruar për disa veprime të fundit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Gashi shkruan se përmes këtyre veprimeve, është bërë e ditur se Edi Rama është tradhtari më i madh shqiptar dhe bashkëpunëtori më besnik i UDB-së.
“Se Edi Rama është tradhtari më i madh shqiptar dhe bashkëpunëtori më besnik i UDB-së, dëshmon edhe fakti se ai u organizon hashimistëve nga mbarë Kosova takime të panumërta me agjentët e shërbimeve sekrete serbe dhe ruse, në të gjithë territorin e Shqipërisë. Këta agjentë e fshehin identitetin e tyre të vërtetë pas një anglishte të dobët me theks sllaven dhe vazhdimisht i bindin viktimat e tyre të mundshme, se gjoja Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë pas nismës Balkan Open”, shkruan ai.
Gashi thotë më tutje se ‘dhe nuk e kanë aspak vështirë t'i bindin viktimat e tyre, sepse shumica sosh janë njësoj si idhulli i tyre, analfabetë funksionalë dhe materialistë të pangopur’.
“Besoj se këtu e keni njëherësh përgjigjen më të sinqertë në pyetjen ; Pse e merr malli Edi Ramen kaq shumë për Hashim Thaçin ? Dhe kur këta agjentë profesionistë me përvojë shumëvjeçare pune, e shohin se me çfarë viktimash të lehta kanë punë, atëherë u premtojnë atyre pasurim marramendës nga bashkëpunimi ekonomik, i cili gjoja do të lehtësohet totalisht nga heqja e pengesave burokratike kur të hyjë Kosova në Balkan Open. Më pas ata u ofrojnë agjentëve të rekrutuar nga Kosova që dëshmojnë më së shumti besnikëri, funksionet e drejtuesve të grupeve të ndryshme propagandistike, që punojnë për Sputnik-un rus me seli në Beograd dhe Shkup”, vlerëson ai.
Tutje, publicisti shkruan se takime të shumta po zhvillohen këto ditë edhe në Maqedoninë e Veriut nën kujdesin e Ali Ahmetit.
“Natyrisht, agjentët serbë dhe rusë fillimisht u japin rekrutëve nga Kosova para xhepi për t'i mashtruar, e pastaj ua lajnë atyre trurin me sapun. Nuk e di se çfarë po bën shërbimi ynë sekret dhe pse nuk i përcjell lëvizjet e tyre? Apo ndoshta nuk është nën kontrollin e Qeverisë aktuale?”, shkruan Lirim Gashi në Facebook.