Votimi në lexim të parë i projektligjit për ngritjen e pagës minimale pa përfshirjen e veteranëve të luftës ngjalli reagime të ashpra tek organizatat e dala nga lufta e partitë opozitare.
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyçi e ka quajtur të turpshme votimin e këtij projektligji, ndërsa ka akuzuar qeverinë Kurti se ka bashkëpunuar me listën serbe për këtë gjë.
"Skajshmërisht e turpshme deri ku ka arritur poshtërsia e pushtetit. Sot ky pushtet që “refuzonte” bashkëpunimin me Listën Serbe, u bënë bashkë për të miratuar projektligjin që përcakton pagën minimale dhe përjashton kategorinë më të çmuar të vendit tonë, veteranët", ka deklaruar Bytyçi.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar

dhe veprimtari shqiptar që jeton në Amerikë, Binak Maxharraj.
Ai ia ka kujtuar Bytyçit faktin se shefi i partisë së saj, Ramush Haradinaj priti 8 orë përfaqësuesit e Listës serbe për t`ia siguruar votat e mjaftueshme për t`u bërë kryeministër.
“A thua a e dinë kjo zëdhanësja e AAK-së a ishte e turpshme kur shefi i partisë se saj Ramushi nuk i kishte votat për t`u zgjedhur kryeministër me propozimin e Hashim Thaçit si mashtrim për ta nënshkruar demarkacionin me Malin e Zi ju desh që ta priste "Lista Srpska" mbi 8 orë derisa të kthehej nga Beogradi ku ishte shkuar me marrë leje nga Vuçiqi për ta votuar Ramushin për kryeministër.
Kjo sipas Albana Bytyqit nuk na qenka e turpshme, por krejt e natyrshme që si pasojë e humbëm Çakorrit me mbi 8200 hektar tokë.
Çfarë zbulimi, por edhe rrena dhe mashtrimi thonë i kanë këmbet e këmbët e shkurtra”, ka thënë Maxharraj.
Kështu, sipas Maxharrajt nuk është e vërtetë se LVV ka një bashkëpunim me "Listën Srpska" siç kishte Ramushi si Kryeministër, kur ishte në koalicion me të.
“E vetmja qeveri e Kosovës se pas luftës është kjo e Kurtit II që nuk ka bërë koalicion me "Lista Srpskab" e as nuk ka kurrfarë lodhje me të.
E dyta, pse është përfaqësuesi i "Lista Srpasa" Goran Rakiç në Qeverinë Kurti nuk është problem i Kurtit, ai aty ka ardhur sipas vendeve të përcaktuara me Kushtetutë që s`mund ti ikë asnjë qeveri.
Së treti, pse "Lista Srpska" e paska votuar projektligjin për pagat minimale, prapë nuk është problem i qeverisë Kurti II, sepse kryeministri Kurti as nuk i ka lutë që të votojnë, as qe i ka pritur mbi tetë orë për ta votuar, sikur pat bërë Rmaushi kur me ndihmën e "Lista Srpasa" u zgjodh kryeministër. Votimi i djeshëm i "Lista Srpska" nuk ka lidhje me Qeverinë Kurti, por është qëndrim i vetë "Lista Srpska se si të votojnë sepse janë deputetë të Parlamentit”, thekson ai.
Maxharraj u shpreh se edhe sikur të mos kishte votuar pro këtij projektligji Lista serbe, Qeveria Kurti 2 i kishte votat e mjaftueshme për votimin e tij.
“Tek e fundit edhe sikur hiq te mos kishte votuar “Lista Srpska” qeveria Kurti II i ka pasur votat e mjaftueshme për kalimin e projektligjit për pagat minimale, sepse vetë populli i Kosovës më 14 shkurt 2021 ia ka dhënë kësaj qeverie mbi 50% për të qeverisur pa u ndikuar nga klanet e ndryshme mafioze nëpër partitë tjera të cilat gati e qitën këtë shtet në dy gjunjë. Këto parti populli me votën e vetë i gjuajti si paçavrat në humnerë nga e cila edhe për shumë vite nuk mund të dalin edhe sikur të ulurisin si bishat e malit me rrena e dredhi, mashtrime që nuk pinë ujë”, përfundoi Maxharraj.