Plani perfid i kamufluar i partive të inkriminuara PDK-AAK / Mësohet skenari që po e përgatitin partitë opozitare

Politika

Plani perfid i kamufluar i partive të inkriminuara PDK-AAK / Mësohet skenari që po e përgatitin partitë opozitare

Arife Morina Nga Arife Morina Më 18 qershor 2022 Në ora: 17:51
Pamje nga protesta

Përfaqësues të Organizatë së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) nuk kanë arritur të gjejnë kompromis nga takimi që zgjati më shumë se dy orë me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, në Qeverinë e Kosovës.

Veteranët, të cilët dje protestuan të enjten duke shprehur pakënaqësi me shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës që miratoi në lexim të parë Projektligjin për pagën minimale, thanë se do të vazhdojnë të protestojnë edhe ditëve të ardhshme kur të mbahen seancat, për shkak se sipas tyre, pse nuk i vendosi në pagë minimale ata.

Bisedimet të dështuara paraprakisht

Ushtruesi i detyrës së kryetari të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, tha se kërkesa e tyre në takim me kryeministrin Kurti dhe ministrin Murati ka qenë kthimi i veteranëve brenda Projektligjit ku ata do të paguheshin jo më pak se paga minimale në vend, të cilën po synon ta rrisë Qeveria aktuale, por, pa veteranët brenda këtij Projektligji.

"Me kryeministrin nuk u dakorduam sepse ne kërkuam që të kthehet pika 3.1 të cilën e ka ndryshuar kjo Qeveri me Kuvendin e Kosovës me të cilën është larguar benificioni i veteranit të luftës që me ligj përcakton se nuk mund të jetë më pak se paga minimale. Ne i thamë që kërkojmë që kjo pikë të kthehet dhe në seancat që do të mbahen ne do të mbajmë protesta derisa kjo të rregullohet", ka thënë Klinaku.

Përveç kësaj çështje ku nuk janë dakorduar, Klinaku, tha se ka marrë zotim nga kryeministri Kurti se do t’u propozojë një marrëveshje me shkrim ndërsa për këtë do të presin ditët në vijim.

Qeveria e Kosovës insiston që veteranëve t’u rritet pensioni, por, vetëm pas pastrimit të listave të tyre duke përjashtuar "veteranët e rrejshëm".

Mirëpo, pas gjithë kësaj rrëmuje po hidhen dyshime se mund të qëndrojnë partitë opozitare, PDK-ja dhe AAK-ja.

Thuhet se përmes veteranëve të luftës po synojnë ta destabilizojnë situatën politike në vend, dhe pse jo edhe rrëzimin e qeverisë Kurti.

E në lidhje me këtë për gazetën “Bota sot” folën analistët politik, Gani Qarri dhe Faton Mehmeti.

Qarri: Mosarritja e një marrëveshje nga përfaqësuesit e veteranëve me Kryeministrin, ishte plotësisht e qëllimshme

Njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri në një prononcim për “Bota sot” tha se pas rrëzimit nga pushteti, atë që nuk po e bën Lista Serbe po e bëjnë partitë opozitare.

Image
Gani Qarri

Ai tha se opozita po instrumentalizon udhëheqësit e OVL-së kundër Qeverisë, pasi ata nuk e duan Kurtin në krye të saj.

Zhvillimet më të reja në vend, po tregojnë publikisht, se atë që pas rrëzimit të partive të inkriminuara nga pushteti, nuk po arrin ta bëjë dora e zgjatur e Serbisë në Kosovë "Lista srpska", po e bëjnë partitë e inkriminuar duke instrumentalizuar udhëheqësit gjysmanalfabet të OVL-së, që nuk kanë ngritjen e nevojshme profesionale as aftësi të mjaftueshme inteligjente për imponimin e vendimeve të tyre Qeverisë dhe Kuvendit, duke dëshmuar hapur, vetëm se nuk e duan një Qeveri me kryeministër Kurtin, i cili mbron Kosovën nga ndarja, mbron kufijtë e integritetit territorial të Kosovës dhe nuk lejon shkatërrimin e rregullimit të brendshëm shtetëror të vendit tonë nga bosnjëzimi me zajednica serbe, të nënshkruara nga kuislingu Thaçi dhe renegati jugokomunist Isa Mustafa”, deklaroi analisti.

Krahas kësaj, Qarri beson që veteranët e UÇK-së i shkuan në takim kryeministrit Kurti për të mbuluar planin e AKK-së dhe PDK-së, dhe jo për të arritur në marrëveshje të duhur.

Instrumenti në duart e PDK-së dhe AAK-së, OVL, as që ka shkuar në bisedime me kryeministrin Kurti për të arritur marrëveshje, por për ta kamufluar planin perfid të partive të inkriminuara PDK-AAK, që kanë numrin më të madh të njerëzve të dyshuar për veprime të tej-shumta kundërligjore dhe numrin më të madh të milionerëve e multimilionerëve të pasluftës të pasuruar me hajni e zhvatje dhe të gjitha format më perfide kundërligjore, për të cilët nuk duan ti përgjigjen shtetit, qytetarëve, ligjit as drejtësisë së Kosovës dhe as ti kthejnë pasuritë e paligjshme, atje ku e kanë vendin, shtetit, individëve apo edhe organizatave që u takojnë”, theksoi ai.

Në vazhdim, analisti tha se PDK dhe AAK po keqpërdorin edhe veteranët për arritjen e qëllimeve të veta politike dhe jo për realizimin e ngritjes së pagave të tyre nga instrumenti i partive të inkriminuara si OVL.

Për aq më tepër, veprimet e tyre klandestine po dëshmojnë publikisht se PDK dhe AAK, NISMA, e ashtuquajtura OVL etj, duan një kryeministër të shitur e të shantazhuar që vije nga partitë e inkriminuara me zëvendëskryeministër të parë Goran Rakiqin, apo edhe Milan Radojçiqin, në mënyrë që t`ia falin veriun e vendit tonë Serbisë fashiste ashtu siç këmbëngulte kuislingu Thaçi, para se të burgosej nga Gjykata Speciale, duke i quajtur komunat veriore edhe si tokë të Rankoviqit, ndarje që vazhdojnë ta kërkojnë edhe sot eksponentët e dyshimtë të PDK-së si Vlora Çitaku, Ramë Buja e ndonjëherë edhe Enver Hoxha i cili dikur deklaronte se do të kërkonte azil në Beograd po fitoj UÇK, në Kosovë. Kjo dëshmon se njerëz të dyshimtë nga partitë e inkriminuara, kanë për qëllim shuarjen përfundimtare të shtetit dhe Republikës së pavarur e sovrane të Kosovës së lirë, të cilët po keqpërdorin edhe veteranët për arritjen e qëllimeve të veta politike dhe jo për realizimin e ngritjes së pagave të tyre nga instrumenti i partive të inkriminuara si OVL, që qëllimisht ka instrumentalizuar dhe po mban peng hallin e veteranëve të njëmendtë, duke mos lejuar verifikimin e saktë të numrit të tyre”, vlerësoi Qarri.

Më tej, ai konsideroi se deklaratat e lartpërmendura i vërtetoi edhe takimi Kurti-Ovl, gjatë të cilit nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Këtë e vërtetoi edhe takimi i mbajtur ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe udhëheqësve aktual të veteranëve të UÇK-së, të cilët nuk lejuan të arrihet asnjë kompromis në lidhje me përfshirjen e këtyre të fundit në ligjin për pagën minimale, duke refuzuar edhe verifikimin e numrit të veteranëve të njëmendtë, me arsyetimin se këtë duhet ta bëjnë gjykatat, ani pse edhe OVL e di mirë, se në fryrjen e numrit të veteranëve nuk janë të përfshira gjykatat as prokuroritë, por partitë e inkriminuara PDK dhe AAK, ndaj nëse u dashka të merren gjykatat me numrin e veteranëve, pse nuk paditet Qeveria në gjykatë, që edhe çështjen e pagave të veteranëve ta vendos gjykata, por gjysmanalfabetët me porosi të PDK-së dhe AAK-së, duan t’ia imponojnë vendimet e tyre pa drejtpeshime profesionale as ngritje inteligjente, Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës”, potencoi analisti.

Ndër të tjera, ai vlerësoi se pas takimit krerët e OVL-së dukeshin të kënaqur që nuk arritën marrëveshje me kryeministrin Kurti.

Qarri shtoi se vetë paralajmërimi për protestën e radhës dëshmon se qëllimi i vetëm është rrëzimi i qeverisë Kurti, jo ngritja e pagës së veteranëve.

Madje edhe pas përfundimit të takimit, ata dukej hapur se dolën të kënaqur që nuk lejuan të arrihet asnjë kompromis, për aq më tepër, paralajmëruan edhe protestën e radhës, gjë që dëshmon katërçipërisht, se mosarritja e asnjë marrëveshje nga përfaqësuesit e veteranëve me Kryeministrin, ishte plotësisht e qëllimshme pasi që misioni i udhëheqësve aktual të OVL-së, nuk është paga e veteranëve, por destabilizimi i vendit dhe çuarja përpara e misionit të partive të inkriminuara, që tanimë flitet edhe publikisht se pas këtyre protestave qëndrojnë PDK-ja dhe AAK-ja, të cilat nuk ndihmojnë për rritjen e pagave, por keqpërdorin veteranët me qëllim, për rrëzimin e qeverisë Kurti, dhe rikthimin e tyre klandestin në pushtet.

Mehmeti: Veteranët janë duke u përdorur nga opozita

Ndërsa, analisti politik, Faton Mehmeti beson se veteranët janë duke u përdorur nga opozita.

Image
Faton Mehmeti

Ai në një bashkëbisedim me “Bota sot”, tha se veteranët po përdoren nga PDK-ja dhe AAK-ja, prandaj nuk po arrihet kompromis mes veteranëve dhe kryeministrit Kurti.

Natyrisht se veteranët janë duke u përdorur nga opozita, konkretisht nga PDK-ja dhe AAK-ja për qëllime të tyre politike. Duke qenë të tillë veteranët nuk janë të pavarur për të arritur marrëveshje si rezultat i kompromisit me qeverinë”, deklaroi analisti.

Madje, Mehmeti paralajmëroi se në protestat e ardhshme mund të ketë edhe përplasje të mëdha, Kësisoj, ai kërkoi nga veteranët të pranojnë hetimin e listave të tyre.

Andaj, edhe nuk u arrit marrëveshja me qeverinë, kështu që pritet protesta e radhës për të shkuar edhe në përplasje. Veteranët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të pranojnë hetim të pavarur për të ditur se kush është veteranë i vërtetë dhe kush jo, pastaj pritet të ketë edhe rritje të pagës”, përmbylli Faton Mehmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat