Qytetarët e Kosovës, ditën e enjte u zgjuan me plot shpresë për realizimin e ëndrrës së tyre për të qenë të barabartë me evropianët e tjerë, për ta shfrytëzuar lirshëm të drejtën e lëvizjes, shkruan "Bota sot".
Por, as fjalimi prekës i presidentes Vjosa Osmani para vendeve anëtare të Bashkimit Evropian e as premtimet e shumta nga po këto vende nuk i sollën Kosovës liberalizimin e vizave.
Ndër vite, Kosova ka ngelur si i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës duhet të marrin vizë për të udhëtuar jashtë vendit.
E për analistin Leon Duhanaj, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, po kthehet në një sagë të vërtetë.
Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka përmendur disa faktorë që ndikojnë në stagnimin e këtij procesi.
“Për mendimin tim, janë disa faktorë të cilët determinojnë këtë lloji hutie.
Në radhë të parë, është mënyra e vendimmarrjes në BE, e cila duhet të ndryshohet nga vota me unanimitet, në vendimmarrje të shumicës.
Së dyti, problem duket të jetë edhe qasja destruktive e disa vendeve anëtare, qoftë në raport me njohjen, qoftë në raport me liberalizimin e vizave.
Sikur të ekzistonte një formë tjetër e vendimmarrjes, nuk do të sfidoheshim kaq shumë”, shprehet Duhanaj.
Megjithatë, ai mendon se çelësi i dështimeve të njëpasnjëshme qëndron te Kosova.
Analisti rikujton se Kosova pati një shans të futjes në paketë në zonën Shengen në 2016 bashkë me Gjeorgjinë, e të cilën e humbi vet.
Sipas tij, edhe tani edhe pse zyrtarisht i kemi plotësuar kriteret e kërkuara, akoma vazhdon të ketë shtete hezituese.
“Për mendimin tim, shumica e dyshimeve qëndrojnë në formën se si sillemi ne, qoftë në politikë, qoftë në jetën e përditshme si shoqëri.
Në politikë, kemi politikan që në mënyrë selektivë i zbatojnë ligjet, apo marrëveshjet dhe ketë di e gjithë bota, e që nuk është sinjal i mirë dhe, mënyra se si prezantohemi para botës dhe kjo për mendimin tim është vendimtare në ketë aspekt.
Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se bota ka qenë dhe mbetet e ndikuara nga disa vlera dalluese, kulturore, politike apo edhe fetare.
Mbi këto vlera dallohen edhe qeverisjet në botë. Pra Bashkimi Evropian është i ndërtuar mbi vlera të pastra perëndimore dhe të cilat konsiderohen si me të avancuarat dhe me njerëzoret, vlera të cilat me të drejtë i kërkojnë edhe nga aspiruesit për t'u bashkuar.
Shpeshherë dëgjojmë zëra të cilët e cilësojnë përkatësinë fetare të shqiptarëve si shumicë si pengesë. Kjo është me së e vërtetë nëse analizën do ta bënim p.sh: Turqinë si shtet i madh dhe i cili ka devijuar nga baza kushtetuese e shtetit të ataturkut”, thekson Duhanaj.
Ai shton se shteti model i Ataturkut, ka pasur pretendime legjitime të integrimit në BE, por shteti i Erdoganit, as nuk ka pretendime, por as nuk ka shans.
“Edhe Kosova i ka dy faza të prezantimit të sajë.
Është faza e paraluftës ku shqiptarët, pa dallim feje me shumicë absolute besonin në vlerat e qytetërimit evropian.
Si dhe kohën e pasluftës, ku dita ditës rritën vlerat anti- evropiane.
Ketë e tregojmë në Kosovë. Ketë e tregojmë edhe në diasporë, ku shqiptarët në vend të përvetësimit të vlerave evropianë apo modelin Ataturk, e zgjodhën modelin Erdogan. Deshëm apo jo, bota po na sheh si potencial destruktiv ekstremist. Ketë po e dëshmojmë çdo ditë”, ka potencuar ai.
Ai thotë se kjo nuk nënkupton se përkatësia fetare është problemi, por mënyra se si preferojmë ta ushtrojmë atë.
“Shqiptarët e Kosovës, para luftës ishin me përqindje me të madhe islame sa që janë tani.
Pra nuk është feja problemi, por mënyra e manifestimit të sajë.
Ketë analizë mund ta bëj sot secili qytetarë i Kosovës duke analizuar mënyrën e sjelljes së shqiptarëve në vitet e 80-a, 90-a dhe tani
Ne, por dhe asnjë komb, nuk mund të pretendojmë të integrohemi në Evropë, duke synuar instalimin e vlerave të huaja apo të besuara vetanake.
Ne mund të hymë në Evropë vetëm si evropian. Askush nuk të do në shtëpinë e tij, nëse nuk je i gatshëm t'ia respektosh tëndin familjar”, është shprehur Duhanaj.
Në fund, analisti ka thënë se shqiptarët, për fat të keq, po e dëshmojnë të kundërtën e asaj çfarë ishin deri para dy dekadave, kur edhe u futën agjenturat e huaja duke na e blerë jo vetëm mallin, por edhe shpirtin