Përleshja e policëve me ish-nënkryetarin e Skënderajt Nuredin Lushtaku ka bërë bujë të madhe në vendin tonë.
Pengimi i detyrës së policëve nga ana e Lushtakut dhe familjarëve të tij arriti të zbukohet dhe sjellë deri tek arrestimi i vet Lushtakut.
Nga kjo përleshje mbetën të lënduar dy policë, njëri në këmbë i plagosur ndërsa tjetëri i lënduar me mjete të forta.
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/04/auto_auto_Blerim_Burjani15929397121656945152.jpg)
Ai u shpreh se të gjith duhet të respektohen organet e rendit dhe ligjit e natyrisht që duhet të zbatohen rregullat e shtetërore.
“Është punë e organeve të drejtësisë, të gjithë duhet të respktojnë organet e rendit dhe ligjit, askush mbi ligjin. Të gjith duht të zbatojnë rregullat shtetërore”, u shpreh ai.
Më tej, juristi thotë që tani është në duart e organeve të drejtësisë dhe se prokuroria e gjykata do të vendosin për veprimet e tij.
“Tash është në duart e organeve të drejtsisë më tutje vendosin prokuroria dhe gjykata se çka do të vendoset më tutje”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.