Kosova dhe Shqipëria nuk kanë arritur ende një marrëveshje, kjo për shkak se Vuçiq nuk po pranon kushtet që kryeministri Kurti i ka vënë.
Ani pse dialogu mes dy vendeve po vazhdon një marrëveshje për normalizim të raporteve duket larg të ndodhë.
Së fundmi nga krerët ndërkombëtarë dhe të vendit është paralajmëruar një takim I radhës, mirëpo se sa mund të sjellë marrëveshje nuk dihet.
Në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli.
Ai thekson që duhet të jemi në kordinim me miqët tanë ndërkombëtar.
“Kur kemi të bëjmë me interesat jetike të shteti të Kosovës, e një ndër to është dialogu me Serbinë, duhet të jemi në koordinim të plotë me miqët tanë ndërkombëtar, duke kërkuar që mbështetës kryesor të jenë SHBA-at”, u shpreh ai.
Më tej ai thekson që SHBA po kërkon sa më shpejt një marrëveshje për njohje reciproke por që politika jonë e jashtme duhet të ketë dakordancë maksimale me SHBA-an, pa i lëne anash fuqitë evropiane të BE.
“Në këtë rast kur SHBA-at janë për arritjen sa më të shpejt të marrëveshjes e cila parasheh njohje reciproke dhe i hapë rrugët për anëtarësim të shtetit të Kosovës në KB dhe në organizatat e tjera relevante botërore, faktori politik kosovar duhet të jetë unik me qëndrimet e veta për zgjidhjen e kësaj çështjeje jetike për vendin.
Politika jonë e jashtme duhet të ketë dakordancë maksimale me SHBA-an, pa i lëne anash fuqitë evropiane të BE”, përfundoi Makolli për “Bota sot”.