Provokimet e Serbisë ndaj Kosovës po vazhdojnë të jenë prezente.
Kësaj radhe është Milan Radojçiq, ai i cili përmes një video nga veriu i Kosovës i ka njoftuar serbët e Kosovës se është kthyer, madje thotë se nuk do të zmbrapset.
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani.
Ai u shpreh se policia duhet të merret me këtë ngjarje dhe atë duhet sa më seriozisht pasi Rajdojçiq është i përfshirë në shumë gjëra kriminale.
“Kjo çështje është policore, Rajdojçiq është një nga personat që është i përfshirë në shumë gjëra kriminale dhe politike, autoritetet shtetërore të Kosovës duhet të merren më seriozisht”, u shpreh ai.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/06/auto_auto_Blerim_Burjani15929397121657111898.jpg)
Më tej,ai thekson që intervenimi i policisë së Kosovës duhet gjithmonë të jetë I shpejt pasi kemi në vazhdimsi krime.
Gjithashtu ai shpreh habi se si Rajdoçiq sillet ende si bandit në veri.
“Intervenimi në veri i policisë së Kosovës në veri çdo herë duhet të jetë i shpejt pasi atje ka krim ekonommik , kontrabande me automjete, mallëra kontrabanduse. E tjera është për të ardhë çudi se si Rajdoçiq ende sillet si bandit nëpër veri me përplotë vepra penale të përfshira”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.