Profesori universitar, Sadri Ramabaja në një postim të tij në Facebook ka komentuar deklaratën e Florin Krasniqit lidhur me vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA.
Ramabaja duke citur Krasniqin, kur ky i fundit ka thënë se ‘Kurti është në kategorinë e njerëzve të rrezikshëm për Amerikën’, profesori i përgjigjet duke thënë se ‘Pullazgjiu i Njujorkut FK, për dallim nga Fatmir Sheholli, paska ngatërruar profesionin’.
Ramabaja pyet Krasniqin se Kurti në SHBA a ishte si "kaçak" apo si kryeministër legjitim i Republikës së Kosovës?
Postimi i plotë:
Florin Krasniqi:
“Albin Kurti është në kategorinë e njerëzve të rrezikshëm për Amerikën, sipas meje ai është pjesë e listës ‘no fly’”
Koment:
Pullazgjiu i Njujorkut FK, për dallim nga Fatmir Sheholli, paska ngatërruar profesionin. Para një muaji UFO-t e dërguan Albin Kurtin në Amerikë apo atje ai vajti përmes linjave të rregullta të fluturimit? Po në institucionet e SHBA-ve, përfshi edhe ambientet e Shtëpisë së Bardhë, ishte si "kaçak" apo si kryeministër legjitim i Republikës së Kosovës?
Injoranca vetëm kështu dhe tek ne lejohet që publikisht të fyej intelegjencien e një populli!/Bota sot