Kapitullimi i Serbisë/ Vjen parashikimi i Sadri Ramabajës: Ja çfarë ndodhë nëse nuk e njeh Kosovën!

Politika

Kapitullimi i Serbisë/ Vjen parashikimi i Sadri Ramabajës: Ja çfarë ndodhë nëse nuk e njeh Kosovën!

Nga: A.M Më: 18 korrik 2022 Në ora: 23:17
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq - Foto ilustrim "Bota sot".

Dialogu Kosovë-Serbi është një nga temat në të përfolura së fundmi.

Brukseli ditë më parë paralajmëroi një takim të mundshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Mirëpo, që një takim i tillë thuhet se ka dështuar.

Lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi në një intervistë për “Bota sot” foli profesor, doktor Sadri Ramabaja.

Fillimisht, ai tha se Serbia ka kapitulluar 23 vite më parë, me datën 10 qershor të vitit 1999.

Image
Profesor, doktor Sadri Ramabaja.

“Serbia ka kapituluar më 10 qershor 1999. Atë kapitulim e kanë nënshkruar gjeneralët serb pikërisht aty ku kishte zënë fill pushtimi i tokave shqiptare në fillim të shek.20-të, pra në Kumanovë”, deklaroi profesori.

Krahas kësaj, Ramabaja paralajmëroi një ‘dorëzim’ të Serbisë, ku potencoi se njohja e pavarësisë së Kosovës do të vijë së shpejti.

“Kosova ka spallur pavarësinë e saj si akt politik i akorduar edhe si kompromis i saj me fuqitë perendimore, duke marrë në konsideratë edhe interesat gjeostrategjike të aleatëve tanë jetik (SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Gjermanisë...).

Njohja e Kosovs nga ana e Beogradit tashmë është një proces që po shkon drejt përmbylljes së tij. Ky akt do të pasojë shpejt deshti apo nuk deshti kjo garniturë që drejton sot Serbinë”, theksoi ai.

Ndër të tjera, profesori tha se edhe nëse Serbia nuk e njeh pavarësinë e shtetit tonë, hapet rruga e integrimit të Kosovës dhe Shqipërisë në një Federatë.

“Por, edhe nëse trinomi serb: Politika – Ushtria dhe Kleri nacionalfashist (Kisha serbe) asesi nuk duan ta njohin pavarësinë e Kosovës, dielli nuk bie mbi tokë. Kosova mund të jetoj edhe pa njohjen e Serbisë. Madje unë gjykoj se ky akt, do t’i ndihmonte procesit të rikëndelljes politike të faktorëve perëndimor, duke i hapur rrugë integrimit të dy republikave tona (Republikës së Shqipërisë politike dhe Republikës së Kosovës) në një Federatë”, shpjegoi Sadri Ramabaja për “Bota sot”.

*Intervistën e plotë me Sadri Ramabajën mund ta lexoni nëser në gazetën “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat