Artisti Ҫun Lajҫi në një postim të tij në Facebook duke folur për veprimtarinë e tij, librat e tij, e bisedat me qytetarët në momentet kur del të shesh librat, ka kritikuar poashtu edhe krerët e lartë të shtetit të Kosovës.
Ai ka kritikuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke thënë se ‘nuk jam si Albini me fol e mos mëm kuptu’.
Poashtu ka kritikuar edhe Ramush Haradinajn, Hashim Thaҫin e Vjosa Osmanin.
“A s'ishte Ramushi skutave e mejhaneve tue shitë përralla për Çakorrin e tue i ble tokat e babës? A s'ishte Vjosa, shesheve, tue nxjerrë mjaltë nga zgjojet, bashk me Albinin, tue na bindë se janë shpëtimtarët e atdheut? S'po flas për Hashimin, që grepin e kishte ngulë n'Preshevë, e peni s'po ia nxjerrte nga lugina n'kodër! Tërfurku s'po ia mbante tej Ibrin, me hudhë n'Rashkë, as Bujanocin me pru n'Gjilan”, shkruan artisti Ҫun Lajҫi.
Postimi i plotë:
Unë s'jam Konica
Unë nuk thurë vargje për të shthurunit e kombit, siç mendojnë, do e disa përkrahës langojsh, kur i lexojnë shkrimet e mia!
S'janë vargje ato, po fjalë me grepa e shkronja me therra! Janë shigjeta! Ato ua vari n'qafë kapobanve, që ju t'ruheni nga përqafimet e tyne “t’zjarrta”!
Vargjet e mia s'janë kumonë ogiçësh! As trokaça lopësh nuk janë. Janë zhigu i hekurit të skuqun, n'ballin e bastardëve e kopilanave, që kan bi aty ku kruhet zuzbica!
Unë nuk thuri vargje për ta, unë nguli therra n'zemrat e shituna e n'sytë lakmitarë!
Sa herë t'me shihni shesheve, me libra, dijeni se jam rruga njikahëshe, që thehet n’lakoret e veta, tue u mundua me ba dritë n'sytë e vërbuem!
Njeni me pyeti: Bac e ke nga halli apo nga hobi që shet libra rrugëve!
Si mendon ti i thash? A shkon "bregu të Muhamedi" apo ky i fundit ngjitet n'breg?
A lehet drithi n'ara a futet n'hambar? Pse lavrohet ara? Me pasë çka me hangër kur të shtrohet sofra e kur t'vjen miku!
Unë mbjelli e korri e shes! Zanat i moçëm sa vet jeta!
E sheh çiftelinë? Telat e saj janë zilet e mia! I dridhi sa herë iu shoh tue kalua para librave, që mos t’merrni n’thu e t’mi shkelmoni! Ata tela ma mbajnë kujtesën për Ademat, Agronat e Teutonët! Për qafëgjatat Teuta e djepat me bimët jetëgjata!
Unë s'jam Abeli me durua Kainin! Noli as Konica. S'jam Albini me folë e mos me m'kuptua! S'jam Edi me ecë mbi gaca e mos me u djegë! Sjam Salihu me nda detin n'dysh e me ecë ranishtës, drejt shpëtimit!
Unë jam kurkushi që e kërkon lexuesin e librave të veta, për me u ba dikushi, e nji ditë me pasë kumonën e ogiçit n'qafë!
Pse iu dukem i vogël kur shes libra?
A s'ishte Ramushi skutave e mejhaneve tue shitë përralla për Çakorrin e tue i ble tokat e babës?
A s'ishte Vjosa, shesheve, tue nxjerrë mjaltë nga zgjojet, bashk me Albinin, tue na bindë se janë shpëtimtarët e atdheut?
S'po flas për Hashimin, që grepin e kishte ngulë n'Preshevë, e peni s'po ia nxjerrte nga lugina n'kodër! Tërfurku s'po ia mbante tej Ibrin, me hudhë n'Rashkë, as Bujanocin me pru n'Gjilan!
Jo, s’jam Albini, si Kaini, që flet e flet e në mbramje pyet:
Çka thashë që s'po me kuptojnë?
Jo!
Unë s'jam Noli me i thanë Edit: O Hosana baraba, futu n'jarmin e Kosovës e harroje Serbinë, se ajo asht zile n’bishtin e gjarpnit!
Po!
Unë jam kurkushi, që ha trosha rrugëve, tue kujtua se jam dikushi, që ka shkri mendët e veta nëpër do libra findak t’reja!
P.S.
M’duket se dhe ky isha unë.
Shëngjin, 20.07.2022