Profesori dhe njohësi i ҫështjeve juridike, Blerim Burjani në një prononcim dhënë për ‘Bota sot’, duke komentuar situatën e krijuar në veri, thotë se po propagandohet nga Serbia, duke bërë një politikë të pajustifikueshme dhe jo normale.
“Këto tensione më tepër po propogadohen nga Serbia, por jo pakica serbe në Kosovë, këto shqetësime të Serbisë janë artificiale të pa qena, Serbia po bën një politik edhe të marr edhe të pajustifikushme, pra jo normale”, vlerëson ai.
Profesor Burjani thotë se nuk mund të ketë ndonjë shqetësim nga pakica serbe në veri, por vetë Serbia paragjykon rrejshëm.
“Nuk besoje se ka ndonjë arsye për shqetësim nga pakica serbe në very, nuk ka gjë prej kësaj pune, por Serbia rrejshëm paragjykon gjërat që janë absurd, por dhe s’kanë kuptim shqetësimet e rrjeshme serbe”, thotë Burjani.