Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në një postim të tij në Facebook, ka komentuar vendimin për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.
Këtë vendim Haradinaj e ka quajtur si të drejtë dhe të ligjshëm në bazë të ligjeve vendore e ndërkombëtare.
Ndërkq, për qytetarët serbë bën thirrje që të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, rendin e ligjin.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Kosovës,
Vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë është i drejtë dhe i ligjshëm edhe në bazë të ligjeve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare.
Mbështesim institucionet e vendit, organet e rendit dhe sigurisë, për zbatimin e këtij vendimi të drejtë e të ligjshëm.
Bëjmë thirrje që qytetarët serb në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, rendin e ligjin.