Gjatë ditës së djeshme është mbajtur takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë.
Përballja mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, pritej të ishte me tensione, me që rast nuk u arritë mes tyre asnjë marrëveshje.
Në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.
Ai u shpreh se Vuçiq pas takimit ishte i rraskapitur kjo sepse kishe përballë vetës një kryeministër që nuk do të bënte kompromise për të dëmtuar vendin tonë.

“Dje pas pesë orësh ka përfunduar takimi midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq. Takimi mbaroi pa sukses,pa snjë pajtim a marrëveshje.Presidenti i Serbisë Vuçiq ishte shumë nervoz dhe i tronditur pse po e takon kryeministrin Albin Kurti,për të cilin këto ditë edhe haptas deklaronte se nuk dëshiron kurr të takohet me të. Ai deklaroi pas takimit se: “Të dashur qytetarë të Serbisë, një ditë e vështirë lame pas nesh. Ishte një ditë e vështirë, ishte një ditë e veshtirë për të gjithë qytetarët dhe për mbarë vendin, menzi po pres të kthehem në Serbinë tonë”, u shpreh ai.
Profesori tutje thekson që kryeministri Kurti i doli Vuçiqit arrë dhe gru pasi nuk u përqafua me të sikur bënte Thaçi dhe Mustafa, për Çakorrin.
“Tronditja dhe rraskapitja e Vuçiqit në takimin e sotëm ishte si pasojë se e takonte njeriun që nuk dëshironte ta takonte e as ta shihte me sy .Sepse Albin Kurti i doli si një arrë dhe gur që nuk mund ta thyej, nuk mund ta mund, nuk mund ta shantazhoi, sepse të gjitha argumentet janë në anën e Kosovës, Me Albin Kurtin në dialog tanimë Vuçiq e ka kuptuar se nuk ka kompromise, sikur bënte kur diagolonte me Hashim Thaçin e Isa Mustafën i cili dilte nga takimi duke qesh e duke u përqafuar me ta. Pra, më në fund presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq nuk mund të bëjë kompromise me sovranitetin dhe integritetin e vendit siç bënë Thaçi e Mustafa me Çakorrin”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.