Kryetari i Ballit Demokrat në Kosovë, Gazmend Islami në një postim të tij në Facebook i është drejtuar partive politike që janë në opozitë. Ai thotë se ata janë të pakënaqur, mirëpo fajtori kryesor jeni ju për gjendjen aktuale.
Islami thotë se ‘Krejt pa dallim janë milioner, dhe familjarët e tyre’.
“Marre nuk keni, fytyrë hiq, për ata edhe flisni ju, s’ka prokuror që guxon me u marrë me juve, se ju shumica e keni vendin prapa grilave! Vjedhja që i keni ba ketij shteti e ka pru në pushtet Kurtin, ju pra e keni sjellë se nuk keni pas ndërgjegjëje të pastër kurrë”, shkruan ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Tash duhet me ju thanë LDK-së, PDK-së, AAK-së se nuk jemi të kënaqur me këtë gjendje që është Kosova sot, por kush është fajtori kryesor që sot jemi kështu!
Duke pasur pushtet apsolut në Kosovë për nja 21 vjet, nuk keni lanë të zezë pa i ba këtij vendi, nuk keni lanë tokë pa privatizuar dhe vjedhur për veti, nuk keni lanë fabrik e hotel e pronë shoqërore që se keni ba për veti!
Krejt pa dallim janë milioner, dhe familjarët e tyre!
Marre nuk keni, fytyrë hiq, për ata edhe flisni ju, ska prukor që guxon me u marrë me juve, se ju shumica e keni vendin prapa grilave!
Vjedhja që i keni ba ketij shteti e ka pru në pushtet Kurtin, ju pra e keni sjellë se nuk keni pas ndërgjegjëje të pastër kurr!
E tash ky ju len në terr e pa drita e pa ujë, ky tash pse mos ba hajgare, shoqëria jonë i ka humbur shpresat në partitë politike, thjesht veq si emra i dëgjon!
Kurr hallall mos ju baftë vjedhja, e rrini pa gajle, se krejtë në këtë botë i lani, në forma të ndryshme!
Bandita!