Ditëve të fundit një nga temat më të përfolura mbetët “inati” i opozitës ndaj kryeministrit Kurti.
Së fundmi është mbajtur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Këtë takim e refuzoi kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, duke deklaruar se “nuk konsideroj se në këtë moment ka një situatë emergjente për t’u takuar e për të diskutuar për këto përgjëgjësi tuajat”.
Në lidhje me këto ngjarje në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/September/02/auto_161982809_255225126256663_8298222064963544233_n1662099478.jpg)
Ai u shpreh se refuzimi i takimit nga ana e opozita është rezultat i madhëstisë së madhe të Kurtit dhe vendimet e tij të fundit që sollën hapa pozitivë për Kosovën.
“Ndjesia e infrioritetit ndaj Albinit ka rezultuar me refuzimin e takimit nga ana e kreut të PDK-së. Memlin e ka vërbuar madhështia e Albinit, rezultatet e tij në raport me Serbinë dhe rezultatet e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit kanë shënjuar rritje të popullaritetit të Kurtit, për të cilën gjë spo ka zgjidhje Memli Krasniqi”, u shpreh ai
Më tej, analisti thekson që kreytarit të PDK-së, i mungon lidershipi dhe se kjo është arsyeja e veprimeve të tilla të tij.
“Hall i madh e ka zënë PDK-në, i ka humb rruga në oborrë. Memlit i mungon lidershipi. Pavarësisht dallime të brendshme, në raport me Serbinë dhe interesat e vendit, të gjithë duhet të jenë bashkë.Kryetarët që s’kanë lider nuk dalin kurrë nga meskinizmi i tyre, të tillët si Memli nuk i duhen askujt. Gjykoj se refuzimi i Memlit, nuk është asgjë tjetër veç mungesë lidershipi”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.