“Ndarja nuk është hequr nga tryeza e dialogut”/ Alarmon profesori: Ky është komploti i radhës i Edi Ramës kundër pavarësisë së Kosovësë!

Politika

“Ndarja nuk është hequr nga tryeza e dialogut”/ Alarmon profesori: Ky është komploti i radhës i Edi Ramës kundër pavarësisë së Kosovësë!

Nga: M.H. Më: 2 shtator 2022 Në ora: 12:03
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq dhe Dritan Abazoviq

Gjatë ditës së djeshme ka filluar të zbatohet reciprociteti i Kosovës ndaj Serbisë. 

Mirëpo ajo se çfarë mori vëmendjen e opinionit publik ishte shfaqja në Beograd krah për krah e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. 

Edi Rama bashkë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski janë duke qëndruar në Beograd në kuadër të një samiti që po organizohet për “Open Balkan”. 

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi. 

Ai u shpreh se ky takim i Ramës me Vuçiqin në kohën kur filloi zbatimi i reciprocitetit është i dëmshëm dhe akt i pamenduar. 

Sipas tij, pjesëmarrja në takim, në emër të  “Ballkanit të Hapur” , kundruall gjendjes në kufi me Serbinë, tregon, për të mos konkluduar diçka tjetër, një papjekuri të z. Rama dhe të z.Abazoviç. 

Takimi në Beograd në mes katër përfaqësueseve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, e ku mori pjesë, kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama dhe Kryeministri në ikje i Malit te Zi, z.Dritan Avazoviç, mu në datën 1 shtator, atëherë kur hyri në fuqi marrëveshja e lëvizjes së lirë midis Kosovës dhe Serbisë, pas tensioneve dhe të kërcënimeve të shtetit serb ndaj Kosovës, është e dëmshme, jo në kohë adekuate dhe kundër politikës sovrane të Kosovës. Ky është një akt i pa paramenduar dhe analizuar nga të dy kryeministrat. Pjesëmarrja në takim, në emër të  “Ballkanit të Hapur” , kundruall gjendjes në kufi me Serbinë, tregon, për të mos konkluduar diçka tjetër, një papjekuri të z. Rama dhe të z.Abazoviç”, u shpreh ai. 

Profesori, tutje thekson që ky takim i ka dhënë të drejtë shtetit kriminel serb, ndërsa e ka vënë në pozitë të palakmueshme Kosovën, sikur është e mbyllur dhe me orientim nacionalist. 

Nuk dihet se çka është qëllimi tjetër, një gjë dihet, fakti se tërheqja e kufijve dhe ndarja e Kosovës nuk është hequr nga tryeza e dialogut, sa do të arrihet, mbetet të shihet, shpjegoi profesori. 

Takimi i jep të drejtë shtetit kriminal serb që kurrë nuk hoqi dore nga pushtimi, në qëndrime dhe në kërcënime ushtarake ndaj Kosovës. Tregon se gjoja Kosova është e mbyllur dhe me orientim nacionalist. Kështu nga z Rama dhe z Abazoviç në Beograd iu dha përkrahja kriminelit Vuçiq. Nga takimi në Beograd të Serbisë iu dha një goditje e ashpër politikës së pavarësisë, të sovranitetit dhe të intergritetit territorial të Kosovës. U tregua se marrëveshja për qarkullim të lirë, që hyri në fuqi me 1 shtator dhe, ajo që zgjatë dy muaj, targat e automjeteve, nuk është kushtetuese. Kështu iu dha një goditje e rëndë Kosovës. Në Beograd u tregua se Kosova është nacionaliste, anti bashkëpunimit ndërshtetëror edhe kundër hapjes. Thjeshtë: Tërë përgjegjësia për gjendjen në kufi dhe për tensionet iu ngarkuan Kosovës. Nuk dihet se çka është qëllimi tjetër. Një gjë dihet, fakti se tërheqja e kufijve dhe ndarja e Kosovës nuk është hequr nga tryeza e dialogut. Sa do të arrihet, mbetet të shihet, kuptohet në Uashington”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat