Kanë kaluar vetëm tri ditë që pas shumë tensionesh, më 1 shtator Kosova dhe Serbia kanë nisur zbatimin e marrëveshjes për eliminimin e dokumenteve shtesë të kërkuara për hyrje/dalje për qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë.
Kjo u arrit pasi të dy vendet u dakorduan në Bruksel, ani pse Serbia refuzon ende ta njoh pavarësinë e Kosovës.
Mirëpo ajo se çfarë mori vëmendjen e opinionit publik ishte shfaqja në Beograd krah për krah e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në ditën kur filloi të zbatohet reciprociteti ndaj Serbisë,
Edi Rama bashkë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski kanë qëndruar në Beograd në kuadër të një samiti që po organizohet për “Open Balkan”.
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Rexhep Shahu.
Ai tha se Rama tashmë e ka vendosur të mos e llogarisë Kosovën për të mbajtur raportin e tij paqësor me Vuçiqin.
Sipas tij, Rama ka hyrë në udhen e tradhëtisë ndaj Kosovës e çështjes shqiptare por ai kokëfortësisht i beson idesë së tij dhe ne i dukemi të gjithë të prapambetur.
“Edi Rama duket se ka vendosur të mos e llogarisë Kosovën në udhëtimin e tij dashuror për paqen me presidentin serb Vuçiq. Ai ka trasuar udhen e tij, pavarësisht mospelqimit tonë dhe koketon me Vuçiqin. Ka trasuar udhen e tij pavarësisht dëshires së Kosovës e të Shqipërisë. Nuk mund ta besoj se Edi Rama ka hyrë në udhen e tradhëtisë ndaj Kosovës e çështjes shqiptare por ai kokëfortësisht i beson idesë së tij dhe ne i dukemi të gjithë të prapambetur, pengues e mbasë armiq të tij. Sipas tij ai e ka mirë dhe të gjithë politikanët e tjerë të Kosovës e Shqipërisë e kanë jo mirë, edhe opinioni publik nuk e ka mirë sipas tij”, u shpreh ai.
“Besoj se këmbëngulja e Ramës në veprimet e tij me Serbinë e Vuçiqin, paqartësitë e mjegullat që nuk i heq ai as zyrtarët e tij për gjithë çështjet e sidomos për “Ballkanin e Hapur”. Mungesa e thellë ulëritëse e shpjegimit, qartësimit, sqarimit të publikit qartë, kthjelltë, pa mllef e fyerje pa të cilat nuk jeton dot Rama, qartësimi i publikut, se çfarë humbasin shqiptarët në “Ballkanin e Hapur” dhe çfarë favorizohen serbet në hapësiren shqiptare, a mos ndodh si në 1945-1948 kur serbët blenë edhe kocrrat e këmishave të shqiptarëve edhe kripen e detit”, shpjegon tutje analisti.
Ndër të tjera, ai thekson që Rama nuk ka fuqi të ndërtojë skenare në Serbi, nuk besoj se është i fuqishëm të konsioderohet lojtar politik i peshave të rënda. Në ballkan, në rajon kanë zbarkuar amerikanët.
“E sa për rrjedhen e dialogut e marrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë, Edi Rama besoj është i vogel, ai është njeëlojtar që shpesh ngjan me ata që dërgohen si humoristët për të bërë njerëzit për të qeshur, për ta bërë Vuçiqin të qeshë, për ta zbutë Vuçiqin por jo se ka fuqi apo ndikim në marrëdhëniet Kosovë - Serbi të cilat po trasohen fal Amerikës. Edhe panairi i venës në Beograd ishte një festë që të ç’tensionohet atmosfera. Nuk besoj se Rama ka fuqi të ndërtojë skenare në Serbi, nuk besoj se është i fuqishëm të konsioderohet lojtar politik i peshave të rënda. Në ballkan, në rajon kanë zbarkuar amerikanët, cdokush tjetër është figurant në mos i tepërt”, përfundoi Shahu për “Bota sot”.