“Kosova shënoi fitoren e parë ndaj Serbisë që nga shpallja e pavarësisë”/ Kurti ia di ‘pikën e dobët’ Vuçiqit!

Politika

“Kosova shënoi fitoren e parë ndaj Serbisë që nga shpallja e pavarësisë”/ Kurti ia di ‘pikën e dobët’ Vuçiqit!

Nga: A.M. Më: 4 shtator 2022 Në ora: 08:38
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq - Foto ilustrim "Bota sot".

Ditë më parë, Kosova dhe Serbia ranë dakord që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve duke zgjidhur mosmarrëveshjen mbi lëvizjen e qytetarëve.

Kjo marrëveshje u cilësua shumë pozitive për stabilizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe një hap afër marrëveshjes finale.

Megjithatë, tani vëmendjen në procesin e dialogut Kosovë-Serbi e ka marrë çështja e Asociacionit të komunave serbe.

Kjo pikë, po cilësohet si shumë problematike dhe vështirë e zgjidhshme, kësisoj po vihet në pyetje procesi i negociatave.

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot” tha se pas pavarësisë së Kosovës, për herë të parë Vuçiqi u mposht nga kryeministri Kurti.

Ai përmendi disa nga dallimet kryesore që e veçojnë Kurtin nga udhëheqësit paraprak, Thaçi, Mustafa e Haradinaj në përballjen me Vuçiqin.

Image
Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi

“Pas pavarësisë së Kosovës, Serbia për së pari herë u mposht para reciprocitetit të dokumenteve personale, këtë mposhtje politike e diplomatike presidentit të Serbisë, Vuçiqit, ia bëri kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti. Themi kështu për shkak se, Vuçiqi, me qeveritë paraprake të Thaçit, Mustafës e Haradinajt bënte lojërat politike brenda Kosovës me anë të shkëmbimeve të territoreve, asociacioneve, mallërave transportuese kriminele dhe dokumenteve personale, kurse principet e forta shtetërore të Albin Kurtit me marrëveshjen e reciprocitetit të dokumenteve personale në Bruksel e detyroi presidentin e Serbisë, Vuçiqin, që të bëjë kompromise përballë Kosovës”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, Mehazi u shpreh se marrëveshja e reciprocitetit të dokumenteve në Bruksel është një fitore paralajmëruese për Kosovën.

Sipas tij, me këtët Vuçiqi bëri ‘gol’ në dobi të vendit tonë.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, detyroi Presidentin e Serbisë në Bruksel të bënte autogol politik kundër Serbisë e në dobi të Kosovës. Kështjella politike e Albin Kurtit në mbrojtje të Kosovës detyroi Vuçiqin jo vetëm që qytetarët e Kosovës të kalojnë lirshëm kufirin në Serbi, por edhe formalisht Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës. Marrëveshja pozitive e reciprocitetit të dokumenteve në Bruksel është një fitore paralajmëruese për Kosovën edhe gjatë sfidave të rradhës së asociacioneve serbe në Kosovë”, theksoi profesori.

Ndër të tjera, shtoi se karakteri politik i Kurtit është përballues, edhe gjatë sfidën së rradhës me asociacionet serbe në Kosovë.

“Kryeministri i Kosovës, Kurti, është personalitet politik që i pranon me kënaqësi sfidat shtetërore, jo për të humbur, por për të fituar, vetë karakteri i tij është sfidues, është politikan që nuk ju ik konflikteve me Serbinë, por ju rri në ballë për të fituar e jo për të humbur Kosova përballë Vuçiqit, karakteri politik i Kurtit është përballues, edhe gjatë sfidën së rradhës me asociacionet serbe në Kosovë do jetë përballues, sfidues e fitues ndaj Serbisë.

Pika më e dobët politike e presidentit të Serbisë, pikërisht është Albin Kurti”, përmbyli Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat