Zbatimi i dokumenteve/ Juristi kërkon që Kosova t’ia ndërpresë Serbisë këtë gjë

Politika

Zbatimi i dokumenteve/ Juristi kërkon që Kosova t’ia ndërpresë Serbisë këtë gjë

Nga: A.SH Më: 4 shtator 2022 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Juristi Muhmet Kelmendi ka komentuar mbi situatën në vend, kryesisht mbi procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si dhe mbi zbatimin e dokumneteve mes dy vendeve, një e arritur kjo më 27 gusht.

Ai thotë se Kosova nuk duhet që të dialogojë me Serbinë nëse në qendër nuk e ka njohjen reciproke.

Sipas tij, ekzekutimi i ligjeve nuk dialogohet me subjektet e jashtme.

Në kuadër të dialogut me shtetin serb është e domosdoshme që kryesisht dhe pa njohje reciproke të shtetit mos të dialogohet asnjë çështje. Shteti i Kosovës kërkohet që të ushtrojë sovraniterin e vet në tërë hapësirën e Republikës. Me këtë nënkuptohet intergriteti territorial dhe zbatueshmëria e normave ligjore dhe kushtetuese ne çdo anë të Republikës. Mbi këtë çështje nuk dialogohet me shtetin serb. Qyteraret e Republikës se Kosovës i nënshtrohen ligjeve të vendit. Ekzekutimi i ligjeve nuk dialogohet me subjektet e jashtme.

Duhet thjesht që ligjet të jenë demokratike, që respektojnë dhe garantojnë liritë dhe të drejtat nacionale, shoqërore e të njeriut. Por, edhe kjo është çështje brendshme e shtetit, që shteti e garanton.

Zbatimi i ligjit është obligim kushtetues i Qeverisë. Ligjet aplikohen kudo dhe ato kërkohet të jenë të njejta kudo dhe mbi çdo qytetarë të Kosovës.

Në raport me jashtë, diskutohen marrëdhëniet ndërshtetërore dhe palët drejtpërdrejtë ose me ndërmjetësim, arrijnë pajtimin mbi çështjet kontradiktore midis shteteve. Natyrisht se në raportet bilaterale vlen parimi i reciprocitetit. Sidomos në çështjen e minoritetit ka vlerë reciprociteti. Me këtë bëhet barazimi i minoritareve që jetojnë në të dy anët e kufirit. Me këtë bëhet barazimi dhe reealizohet një e drejtë themelore ndërkombëtare”, thotë ai.

Tutje, deklaron se reciprociteti i bërë në dokumentet e udhëtimit nuk vlen dhe për targat e makinave, duke thënë se asnjë tableë nuk është e vendurs në Serbi.

“Reciprociteti i bërë në dokumentet e udhëtimit nuk vlen dhe për tabelat e makinave. Këtu nuk ka reciprocitet, sepse asnjë tabel e Kosovës nuk është në Serbi.

Janë tabelat serbe të regjimit millosheviçion që përdoren tash e mbi dy decenje në Kosovë. Këtë ligji e ndalon. Shteti duhet të respektoi ligjet e vendit. Ndërsa, për shkak të gjendjes, jepen afate kohore të zbatimit. Natyrisht se situata analizohet dhe Republika vendos sipas interesit të shtetit. Ka edhe fusha tjera të punës”, deklaron Kelmendi.

Në fund, nënvizon se Kosova duhet t’ia ndërprejë Serbisë diskutimet në dialog për çështjet e brendshme të shtetit.

“Por, kryesorja me shtetin serb, është njohja e pavarësisë shtetërore, të Kosovës nga shteti serb, si dhe të Serbisë nga Republika e Kosovës. Pas kësaj vijnë në rend në dialogim çështjet reciproke.

“Kosova duhet t’ia ndërprejë Serbisë diskutimet në dialog në Prishtinë për çështjet e brendshme të shtetit. Asnjë çështje e tillë nuk është objekt i dialogimit. Nëse bëhet objekt, kjo dmth se Kosova nuk është shtet i pavarur dhe sovran. Ndërsa, Kosova e ka territorin, popullin, organet e pushtetit, si elemente të shtetit, të cço shteti. Asnjë element nuk i mungon Republikës. Mbi këtë duhet të sillet shteti”, përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat