Kosova dhe Serbia ranë dakord që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve, duke zgjidhur mosmarrëveshjen mbi lëvizjen e qytetarëve.
Mirëpo, janë edhe disa çështje që kanë mbetur pezull në negociatat Kosovë-Serbi, siç janë ajo e Asocicionit dhe Manastirit të Deçanit.
Këto çështje i komentoi njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu në një prononcim për “Bota sot”.
Fillimisht, ai e mirëpriti marrëveshjen për lëvizjen e lirë, por tha se tani radhën e ka Asociaiconi.

“Fillimi i lëvizjes së lirë është arritje, pavarësisht kur është vendosë, si e kush e nga kush, e rëndësishme është se filloi lëvizja e lirë që lehtëson çdo njeri. Gradualisht serbët do të ndjehen më të qetë e sigurtë. Tani Asosacioni pa fuqi ekzekutive, mendoj duhet miratuar sa më shpejt. E kam shprehur herët disa herë mendimin tim”, deklaroi ai.
Shahu beson se nuk ka asocacion jashtë kushtetutës së Kosovës, jashtë vendimit të gjykatës kushtetuese, ndaj duhet miratuar menjëherë.
“Asosacioni në çfarëdo rrethane nuk mund të diktojë jetën e shtetin e Kosovës pasi shqiptarët kanë fuqi asimiluese sepse ata nuk arriti t’i shuajë e zhdukë Serbia për një shekull. Nuk ka asosacion që mbijeton në zemër të Kosovës, çfarëdo kompetencash të ketë. Nuk besoj se ka asocacion jashtë kushtetutës së Kosovës, jashtë vendimit të gjykatës kushtetuese. Ndaj duhet miratuar menjëherë”, theksoi analisti.
Ai përmendi edhe çështjen e Manastrit të Deçanit, ku potencoi se kurrë nuk mund të ketë fuqi të pjellë serbi një kishë në zemër të Kosovës.
“Edhe Kisha serbe e Deçanit që e quajnë ata. Është Kishe në territor shqiptar mes shqiptarëve dhe kurrë nuk mund të ketë fuqi të pjellë serbi një kishë në zemër të Kosovës. Mendoj se ne duhet të shohim më qetë e më larg e më me siguri. Mendoj se punët e detyrat tona si shqiptarë duhet t’i bëjmë sa më shpejt në përputhje të plotë më këshillat zyrtare amerikane sepse bota nuk ka kohë të durojë tekat shqiptare, partitë shqiptare që herë janë kundër Asosacionit dhe e kallen Kosovën e herë pro. Kosova nuk ka kohë të humbasë. Kush pengon Kosovën në emër të dashurisë mashtron sepse mendon për vota elektorale”, përfundoi Rexhep Shahu për “Bota sot”.